BILANCI: Lulzim Basha ka humbur pesë përballje politike me Edi Ramën (edhe kur u bë bashkë me LSI e komunistë)

25 Prill 2021, 12:11Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kreu i PD-së Lulzim Basha hyn sot në zgjedhjet e gjashta që është përballur me Edi Ramën, ku ka humbur deri tani të pesë përballjet.

Në vitin 2011, Lulzim Basha zgjidhet nga Sali Berisha që të sfidojë Edi Ramën për kreun e bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kreu i PS-së garonte për mandatin e katër të tij.

I gjithë shteti përqëndroi energjitë e tij në Tiranë, duke sjellë votues nga jashtë me avionë, apo rritur artificialisht numrin e votuesve në njësi bashkiake që PD i konsideronte të vetat.

PD së bashku me LSI-në dhe grupet e larguara nga PS bashkuan votat për të luftuar Edi Ramën. Në fund, Lulzim Basha humbi zgjedhjet përballë Ramës me 10 vota më pak, dhe arriti të përmbysë rezultatin në tavolinë, duke numëruar disa vota që ishin në kuti të tjera, pra rezultati u manipulua në KQZ.

Ndërkaq në vitin 2013, Lulzim Basha, edhe pse nuk ishte udhëheqësi i fushatës së PD-së, të cilën e drejtoi Sali Berisha, atëherë kryeministër, ai drejtoi fushatën në qarkun e Tiranës, ku ishte shef politik.

Në 2013, Lulzim Basha pësoi një distafë të rëndë në Tiranë, ku humbi thellë në territorin e bashkisë së kryeqytetit, madje edhe lagjen ku kishte lindur siç është njësia 8.

Në zgjedhjet e radhës, votimet për pushtetin vendor të vitit 2015, Lulzim Basha garoi për herë të parë si shef i opozitës dhe kryetar i Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje, PD mori vetëm 15 bashki, duke humbur fort Tiranën që e drejtonte Basha.

Në zgjedhjet e radhës, ato të vitit 2017, ku PS ishte e vetme dhe pa LSI-në në koalicion sin ë 2013 e 2015, sërish Basha i humbi zgjedhjet, duke shënuar edhe eventin më të rëndësishëm, ku një forcë politike arrinte të merrte qeverinë e vetme.

Natyrisht në këtë listë duhen vënë edhe zgjedhjet e vitit 2019, ku PD nuk mori pjesë pasi e dinte se nuk i fitonte dot dhe kërkonte një rezultat në tavolinë, siç e kërkoi edhe në vitin 2017 me çadrën përballë kryeministrisë.

Në të gjithë vendet e botës, një lider, kur humb një përballje apo dy, merr përgjegjësitë e largohet, nuk krijon alibi për të prishur rregullat apo për të ndotur procesin.

Fenomen që shikohet edhe sot me rastin e Libonikut të Korçës ku komisionerët e PD-së kanë marrë vulën e janë larguar.

6 komente në “BILANCI: Lulzim Basha ka humbur pesë përballje politike me Edi Ramën (edhe kur u bë bashkë me LSI e komunistë)”

  1. Berti says:

    Sa gjate i re o ylli me 5 cepa??!
    Thamë ku do dilje dole te liboniku???!
    Ik ha pershesh tani

  2. Bollino says:

    Këtë Ylli Patokun nuk e njihja, por kur e pashë me foto, aty u binda.

  3. eDRAMA says:

    Ik or Patok budall, ne 2011 per Bashkine e Tiranes, Ed Rama yt nuk u ndie fare e nuk kontestoi asgje e ti del si krrici para gamorit e thua se Basha fitoi me vota nga kuti tjera.

  4. Gazetaria e mbaruar says:

    Gazetar patatinash, si mund te quash 2011 humbje kur ai fitoi, 2013 kur ai nuk ishte kryetar opozita apo 2019 ku nuk mori pjese fare? Qenke shume asnjanes

    1. kacaku says:

      Nuk e di sa asnjanes eshte , por per zgjedhejet e 2019-tes e thote mire ai , po ti se kupton , lexoje me kujdes …..thote qe nga frika e humbjes ose arsye te tjera qe te japin shkak te mos maresh pjese , nuk u fut fare ne zgjedhje , duhet mare parasysh qe edhe nese nuk mer pjese ne zgjedhje prap llogaritet humbje , jo vetem ne zgjedhje per kudo edhe ne sport , nese nuk do te luash , ose nuk mer pjese perjashtohesh dhe humbja eshte garante ….gjithsesi Luli eshte deshtak para Rames ….dhe kjo nuk diskutohet nga asnje , ja mori bashkine , pastaj ???? Dava debili , deshtak klasik , kot e ka qe ngulmon me te PD-ja , ska asnje shanc te drejtoje Shtetin Shqiptar kurre Luli , ja iku dhe Rama dhe ka shume mundesi te vi Erjon Veliaj , atje do shikojme show ……vaterlo

  5. Vranakonti says:

    Bravo Yllit. Te gjitha sa the ne kete shkrim jane te verteta. I kemi pare me syt tan tan,Basha ka humbur perball Rames.Edhe Bashkine e Tiranes e fitoi Rama me 10 vota plus,sa do qe ishin bere manipulime te medha nga Sali Berisha.Pa pike turpi Sali Berisha,dha urdher qe te numeroheshin kutit e kontestuara,gje qe ishte e jahetligjeshem.Nga ky mashtrim i Saliut ,Basha mori padrejtesisht Bashkine e Tiranes dhe nuk beri asgje vetem fjeti gjum.Ja kushe eshte PD-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje