Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut

25 Prill 2021, 07:38Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, janë duke i bashkërenduar qëndrimet për procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Rrahman Paçarizi.

Sipas tyre, në favor të këtij bashkërendimi janë: letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe vizita e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në Prishtinë dhe Beograd.

 letrën që presidenti amerikan Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Osmani, më 20 prill, është thënë që SHBA-ja mbështet arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila “do të përqendrohej në njohjen reciproke”, por që “për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili më 22 prill ka vizituar Prishtinën, ndërkaq një ditë më vonë edhe Beogradin, ka theksuar që Gjermania ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi dhe se një nga elementet e marrëveshjes do të jetë njohja e shtetësisë së Kosovës. Megjithatë, ai ka kërkuar që “të ketë gatishmëri nga të dyja palët që të gjejnë rrugë për kompromise”.

“Është e rëndësishme që ky dialog të mos mbahet vetëm për hir të dialogut, duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë aspekt”, ka deklaruar Mass.

Emini: SHBA-ja dhe Gjermania me qasje të ndryshme për kompromisin

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrë parasysh ekzistimin e një bashkërendim në nivelin e partnerëve strategjikë të Kosovës, në raport me dialogun, si dhe legjitimitetin që Qeveria e Kosovës e ka brenda vendit, kjo e fundit e ka mundësinë që t’i përdorë për të mirë këto rrethana. Por, sipas saj, Qeveria e Kosovës, duke pretenduar që dialogu nuk është prioritet, ka ndërtuar një narracion kundër këtij procesi dhe kjo mund t’i sjellë probleme asaj. Pikërisht për këtë arsye, ulja në tavolinën e bisedimeve në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë kompromisi i parë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe rishikimi i marrëveshjeve të deritashme, por edhe një marrëveshje përfundimtare.

“Është Marrëveshja e Asociacionit (të komunave me shumicë serbe), e cila do të jetë problemi më i madh. Mendoj që asaj i referohet pikërisht (presidenti i SHBA-së, Joe) Bideni. Por, aty janë edhe kompromiset që i ka përmendur edhe Gjermania. Të dy vendet kanë qasje jokonvencionale për Kosovën, sepse njëra (SHBA-ja) e mbështet Asociacionin, ndërkaq tjetra, Gjermania ka ardhur edhe me modele të tjera, siç janë: autonomia (për veriun e Kosovës), Tiroli Jugor, të dy Gjermanitë. Do të thotë kanë qarkulluar modele të ndryshme të modalitetit se si do të duket marrëveshja përfundimtare në aspektin politik”, theksoi Emini.

Ajo shtoi se në rast se qeveria e kryeministrit Kurti, nuk i pëlqen opsionet e propozuara nga të dyja vendeve partnere, atëherë duhet të ketë një kundër-propozim të arsyeshëm dhe që mund të funksionojë dhe jo “vijat e kuqe, të cilat i ka vendosur deri më tash”, e që sipas saj, kanë qenë false.

Paçarizi: Asociacioni, zgjidhja e keqe e pranueshme

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që zhvillimet lidhur me dialogun paralajmërojnë mundësinë që ky proces po hyn në fazën përfundimtare, ku kërkohet një zgjidhje dhe ku kërkohet kompromisi. Sipas tij, vështirë se do të ketë një zgjidhje, e cila do të përfundonte me njohje të ndërsjellë, pa kompromise.

Siç thotë Paçarizi, kërkesa për kompromis ndaj Kosovës, është e orientuar kah funksionalizimi i Marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, në tavolinën e bisedimeve, Serbia pritet të shtrojë kërkesa edhe për të drejta shtesë për serbët në Kosovë, për status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe dhe kërkesa tjera, të cilat e bëjnë shumë më të vështirë vendimin e Kosovës dhe të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, sipas tij, tash e më shumë se dhjetë vjet është i angazhuar pikërisht kundër këtyre çështjeve që mund të kërkohen si kompromis nga Kosovë, por që në fakt, nga partnerët perëndimorë shihen si mundësi për pengimin e idesë dhe tendencave për ndarjen e Kosovës.

Siç thotë Paçarizi, Kosova do të detyrohet të bëjë kompromis, por kompromisi i vetëm që mund të duket i pranueshëm është formimi i Asociacionit, sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, por me vërejtjet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me të.

“Nuk është zgjidhja më e mirë. Është një zgjidhje shumë e keqe, por megjithatë, është një zgjidhje, e cila ndoshta mund të pranohet. Ndërkohë, nëse kalohet në kërkesa të tjera, siç është ajo për status të veçantë të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe çështje të tjera që po diskutohen apo një status tjetër të një entiteti serb brenda Kosovës, këto mendoj që do të ishin aq të dëmshme, sa që nuk do t’ia vlente barra qiranë dhe nuk do të mund të arsyetoheshin as me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe me konsolidimin e plotë të shtetësisë së Kosovës”, theksoi Paçarizi.

Ai shtoi se kompromisi eventual ndaj kërkesave të Serbisë, përveç Asociacionit, do ta bënin Kosovën shtet të brishtë, të lëndueshëm dhe të cenueshëm nga çfarëdo veprimi dhe nga vullneti i Serbisë.

Palët “blejnë kohë” për pozicion negocimi

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, më 21 prill, kanë deklaruar se kjo qeveri do të punojë për evitimin e kompromiseve që mund të paraqiten në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Një ditë më pas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për rinisje dhe jo vazhdimësi.

Në anën tjetër, presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane, më 23 prill, në Beograd, ka deklaruar që Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe dëshiron që të arrijë një zgjidhje kompromisi.

Ai ka kërkuar që zbatohen marrëveshjet e deritashme të Brukselit, e në veçanti ajo për formimin e Asociacionit.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje”.

Por, njohësit e zhvillimeve politike, Emini dhe Paçarizi, vlerësojnë që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, aktualisht po bëjnë përpjekje për të shmangur ose zvarritur shkuarjen në dialog.

Donika Emini vlerëson se Qeveria e Kosovës, pavarësisht deklaratës formale se është e gatshme për dialog, nuk ka dhënë sinjale serioze pozitive për diçka të tillë.

“Deri më tash nuk kam parë diçka të tillë. Kemi një person të emëruar, në njëfarë mënyre, siç është zëvendëskryeministri i parë (Besnik Bislimi), që po merret me dialogun. Mirëpo, duke pretenduar që nuk kanë asnjë dokument nga dialogu i deritashëm. Po duken sikur po duan të blejnë kohë, po duken sikur nuk janë të gatshëm dhe po duken sikur tashmë po ja vendosin Kosovës një pozicion negocimi, që është shumë aspekt negativ për një vend si Kosova, e cila sfidohet nga një vend si Serbia, e cila, sidomos kohët e fundit, ka tejkaluar edhe fuqitë gjeopolitike që i ka pasur deri më tani”, theksoi Emini.

Provokim i zgjedhjeve për shmangie nga dialogu?

Edhe profesor Paçarizi vlerëson se dialogu tashmë gjendet në fazën ku kërkohen kompromiset nga palët. Por, sipas tij, ato nuk duhen të gatshme për ato kompromise dhe po bëjnë përpjekjet e fundit për ta zvarritur procesin dhe për të fituar kohë, me shpresën për klima më të favorshme për to. Sa i përket palës së Kosovës, sipas tij, kryeministri Kurti ka bërë veprime inteligjente për t’iu qasur dialogut “për të biseduar për çështje të teknikalitetit” në mënyrë që të fitojë kohë. Por, Paçarizi nuk e përjashton mundësinë që zhvillimet në Kosovë, të marrin kthesë tjetër.

“Në momentin kur dialogu hyn në fazën ku askush nuk do të mund t’u shmangej diskutimeve për kompromise – nuk po them që do të pranohen kompromiset – por, në momentin që arrihet në atë fazë, atëherë mund të provokohen zgjedhjet, si një strategji dalëse. Kjo, pasi që unë nuk po shoh një strategji tjetër të ndërtuar nga zoti Kurti, në rast se nuk funksionon strategjia e tij, që përmes diskutimeve për teknikalitete, ta shtyjë momentin e pashmangshëm kur duhet të ketë një marrëveshje ose duhet të hiqet dorë nga marrëveshja”, theksoi Paçarizi.

Burime të Bashkimit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që javën e ardhshme, nga 28 deri më 30 prill të realizojë vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se mori drejtimin e ekzekutivit. Këtë vizitë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Që të dy do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiq të realizohet sa më shpejt, por realisht një takim i tillë pritet të ndodhë diku në muajin maj.

10 komente në “Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut”

  1. era says:

    Idjoti Kurti nuk ka kohe per dialog sepse ka atdhur ne Shqiperi ne bashkepunim me miqte e tije kriminelet Meta Berisha te rezojne Edi Ramen. Ky eshte nje akt i turpshem dhe i jashteligjshem, i denushem por do te mari ate qe meriton sepse nga keto veprime qe nuk jane te vetme sepse eshte e trasha Osmani dhe gomari Ramush qe po krijojne armiqesi dhe urrejtje popullore qe duket qarte. Kjo do te jete qeveria me e ndyre ne Kosove dhe lusim Zotin te kete fatin qe te qerrohet….. Populli ta jep por populli te rezon sepse urrejtja qe krijojne eshte e madhe. Shikoni sa i trashe eshte Kurti nuk meret me punet kolosale qe ka po vjen te rezoi Ramen, Rama nuk eshte Vucici mor i trashe eshte udheheqes i shumices qe ty te ka armik.

  2. LC says:

    Situata eshte e qarte:
    1- Amerika eshte per diallog.
    2- Evropa eshte per diallog
    3- Serbia dhe Kosova nuk jane per diallog.
    Situata eshte e pakuptimte ne pamje te pare.
    Serbia ka nga mbrapa Rusine qe e mbeshtet ne qellimin e saj te mosnjohjes se Kosoves. Ne rastin me te keq per Serbine ata kerkojne “Serbine e Madhe” te shprehur hapur ne dokumentin “Non Peper”. Me sabotimin e bisedimeve ata synojne drejt nje konference nderkombetare me pjesemarrjen e SHBA, Evropes Rusise dhe Kines…
    Kosova, me mire e thene Kurti po vjen si pordhet neper breke. Ai nuk eshte dakort me bisedimet. Theksoj se ketu behet fjale per bisedimet dhe jo per rezultatet e bisedimeve. Pra indirekt Kurti terheq bythen nga ballafaqimi me Vuciqin edhe pse ai mbeshtetet nga Evropa dhe Amerika. Kjo eshte nje diciture qe une une thjesht mund te spekulloj se pse Albini ka frike te mbroje interesat e Kosoves i ballafaquar ballet perballe me armikun tone shekullor…Secili mind te kete mendimin e vet, por fakti qe Serbia ka interesa te kunderta me Kosoven dhe Albini mbeshtet strategjine e Vuciqit dhe Rusise per deshtimin e bisedimeve, nuk tingellon patriotike.

  3. rexha 10 says:

    ME E RENDESISHMJA ESHTE NJOHJA E SHTETIT TE KOSOVES NGA ANA E SERBISE ,PASTAJE GJERAT VENDOSEN ME KALIMIN E KOHES NE VENDIN E VETE. MJAFTONE QE TE MOSE BEHEN LOJRA ME KUFIJTE PER HIRE TE POPULLSISE QE BANOJNE.KUFIJTE TE NGELIN ATO QE JANE PERCAKTUAR NGA KESHILLI I SIGURISE KURE KOSOVA U SHPALLE SHTETE .NDERSA PER BANORET QE FLASIN SERBISHTE MJAFTONE QE TE NDERTOHEN SHKOLLAT NE TE DYJA GJUHET QE FEMIJET TE KENE MUNDESINE TE FLASIN GJUHEN QE DESHIROJNE. ME BENE CUDI : SE PERSE ESHTE KAQE E NEGLIZHUME KY PROBLEME PER KRYEMINISTRIN E KOSOVES ,KURE EUROPA ,DHE SHBA PO I JAPIN NJE SHTYTJE IMPONUESE KETIJE PROBLEMI.NE QOFTESE VAZHDOHET NE KETE MYNYRE ,KUJTE PO I SHERBEJNE KETA MOSEINTERESIME?????TE PAKTEN PYTJA ME E THJESHTE QE DESHIRONE PERGJIGJE ESHTE :::PERSE U BE LUFTA KUNDER SERBISE ,????? PER TA BERE KOSOVEN SHTETE ,APO PER TE QENE AKOMA KOLONIA E SERBISE.????? PO QE SE DUAN AKOMA TE JENE KOLONI E SERBISE ,ATHERE I BIE QE QEVERITE E KOSOVES JANE QEVERI KUKULL,DHE KESHTU DO TE JENE GJITHE KOHES. NUKE MUNDE TE KETE DY QEVERI PARALELE NE NJE SHTETE TE VETEM.

  4. Iliria e bashkuar says:

    Kurti nuk i shmanget dhe nuk mund ti shmanget dialogut. Do te ishte mire qe ti lihet pak kohe per tu pergatitur o te zgjuarit dhe te shkathtet e botes.

    1. Qazimi says:

      Ti Iliria e Bashkuar nuk je as per shqiptaret e bashkuar, jo me per Ilirine e Bashkuar.
      Kurti vertet nuk mund ti shmanget diallogut, sepse e pret shkarkimi nga Amerika, si ne qeverine Kurti 1, por ai mundohet te sabotoje bisedimet, ne akordance me Vuciqin, sepse mendon se ne jemi idjot si ty dhe na pelqejne pordhet e Kurtit para unitetit dhe mevetesise…Cdo besh ti Iliria e Bashkuar po qe se Kurti del zbuluar nga Vuciqi dhe do jete I detyruar te shkarkohet prape nga Amerika? Me njerez si ty dhe Vuciqi tall bythen. Kurti ka kohe qe ka ngrene hallven e Vuciqit ti akoma “kodra mbas bregut”. Ty nuk te mjafton “reciprociteti” per te kuptuar qe ai saboton bisedimet e “marreveshjes gjitheperfshirese” qe perfshin edhe njohjen reciproke. Ti cdo gje qe thote Kurti e beson, sepse te mungon truri I vogel. Ti akoma nuk je nejri, sepse nuk arsyeton. Ti je ne nivelin e kafshes qe tespekton vetem te zotin….Me naivitet foshnjor na sugjeron te presim deri sa Kurti te kujtohet dhe te pjerdhi perseri, sic pordhi ne Rambuje…

    2. Kosova says:

      urti asnje her nuk ka deklaruar se nuk do shkoj ne dialog me serbin ,por ka then dialog i pergatitur mir ket edhe po e ben ,e jo dialog sa per te then me shku ne bruxel me u fotografu edhe me u kthy ket e ka then populli e ka votu masovisht kurtin kesaj radhe sepse deshiron ta provoj ne bisedime ne ekonomi ,drejtesi etj

      1. fantazia analitike says:

        @Kosova:
        Po mundohem te te pergjigjem se shikoj qe je njeri i ndershem, por i mashtruar nga propaganda e Albinit.
        Albini ne thelb ben ci thote Vuciqi. Ai, shpesh eshte kontraditor, sepse udhezimet nga Serbia ndryshojne sipas dinamikes ne terren. Ne kete kuptim njerez si ty mashtrohen nga Albini sepse nuk shikojne se ne kete zollomahi fjalesh te tij, konstantja eshte kundervenia ndaj Amerikes. Ne thelb Amerika eshte problem me i math per Vuciqin dhe mbrojtja e vendosur e interesave tona. Lavdi zotit qe interest na bashkohen! Albini hiqet me I “forte” dhe me I “zgjuar” se Amerika duke perdorur fjale qe nuk kane kuptim ne dipllomaci. Ato fjale bejne efekt ne popullin e “lodhur” Kosovar qe i dhemb shpirti nga padrejtesite… Serbet na njohin mire neve dhe pikerisht udhezojne Albinin te flase me fjale te medha popoze. Kjo ka bere qe nje pjese e madhe ne Kosove, mbeshtesin Albinin. Albini eshte si sheqeri qe eshte i “embel” por me efekt shkaterimtar per trupin e brishte te Kosoves.
        Me fal se u zgjata edhe une ne aspektin “poetik” te problemit.
        Jane disa momente kyce qe tregojne se Albini punon per serbin dhe jp per Kosoven;
        1- Ne Rambuje ai nuk ishte per nenshkrimin e marreveshjes, sepse ashtu e udhezonte Millosheviqi. Milloshevici donte qe konfliktin ta mbante te ngrire midis Serbise dhe Kosoves dhe ta linte Ameriken jashte loje. Zgjuarsia dhe patriotizmi i Thacit, qe kuptoi se ku fshihej problem, beri qe Serbia mbeti balleperballe me Ameriken dhe ne fund hengri bombati. Po te mos ishte kjo mencuri dhe patriotizem i Thacit dhe te ndiqej rruga “patriotike” e Albinit, Kosova do vazhdonte te ishte pjese e Serbise.
        Ti i dashur Kosova mund te thuash qe Albini aq dinte dhe aq beri, por e verteta eshte pak me ndryshe. Albini asnjehere nuk ka kerkuar falje per kete qendrim te gabuar dhe armiqesor kunder Amerikes dhe Kosoves qe ka mbajtur ne Rambuje.
        2-Ne qeverine e ti #1, ishte Albini qe shpiku “reciprocitetin” qe ne thelb eshte nje teori qe i kuindervihet politikes Amerikane dhe Evropiane per ” bisedime gjitheperfshirese me njohje reciproke”. Ti mund ta quash kete me naivitet shprehje te “patriotizmit” te Kurtit sepse kerkon barazi me serbin. Ti si naiv mund te kesh te drejte sepse nuk kupton nga politika, por per Albinin kjo eshte nje thike mbas shpine Kosoves. Njelloj si ne Rambuje ai ndihmon Vuciqin qe ta mbaje te ngrire konfliktin me ne dhe te lere larg Ameriken dhe Evropen. Qellimi armiqesor I Kurtit nuk eshte vetem kjo teori por sidomos genjeshtra sikur Hashimi donte te ndante Kosoven, kur ne thelb bisedimet po beheshin per “shkembim territoresh”. Ja ku ndodhemi sot. Une po te pyes ty: cila zgjidhje do ishte me e mire qe ne te merrnim Presheven dhe Bujanovcin dhe te jepnim veriun e Mitroveces te populluar nga serbet ku pasurite e Trepces dhe Unjamit do jepeshin me koncesion, apo kjo zgjidhje qe kerkohet sote me kemgulje te Evropes “per mosndryshim kufijsh” ku “asiociacioni i Komunave serbe”, sipas deshires serbe kerkohet te jete nje “Serpska Republika” e dyte ne Kosove? Ishte Albini qe sabotoi keto bisedime dhe sot ka frike te shkoje ne bisedime…Historia eshte e gjate.
        Albini edhe sot “modifikon” politiken amerikane dhe evropiane nen “reciprocitetoin” qe ne thelb eshte teori pa llogjike. Reciprociteti presupozon barazi me serbin pa bisedime. Pyetja ime eshte se kush do ta jap ty kete barazi po qe se ti nuk bisedon me serbin? Ti thua qe Albini do bisedoje, por ai te thelb nuk do te bisedoje. Kushtet qe ai ve jane “helmi” qe ai u hedh bisedime dhe i jep shkas Vuciqit te na baltosi ne qe nuk duam te bisedojme. Po te lexoje se cfare thote Vuciqi mbas vizites se tij te fundit ne Bruksel, do shohesh qe atij i rreh peikerisht cekani ne “kokefortesine” shqiptare qe nuk bisedojne. Ai hiqet sikur eshte per bisedime ,por ne thelb eshte kunder. kete detyre ja le albinit per te dale vet si moderator…Ne fund ketu realizohet qellimi i politoikes serbe i shprehur edhe ne dokumentin e fundit “non peper”, ku flitet per “Serbine e Madhe” Pra Sertrbi nuk do bisedime, por nje Konference nderkometare ku me ndihmen e Rusise ai te realizoje qellimet e tij. Ne thelb politika e Albinit I sherben pikerisht kesaj strategjie.
        Ne kete valle, me dashje apo pa dashje, eshte future edhe Vjosa. Ajo nuk flet per rendesine e bisedimeve me Serbin por per rendesine e aspekteve te vecanta te bisedimeve. Ajo na shet si patriotizem “fatin e te Zhdukurve” apo “faljen” qe duhet te kerkoje Serbia para se te bisedojeme. Pra pikat qe duhet te arrihen ne bisedime, Vjosa kerkon qe ti arrije para bisedime. Njelloj si dhe Kurti qe kerkon barazi para bisedimeve. Ne thelb keto jane ashiqare sabotim i poplitikes Amerikane dhe Evropiane per ti dhene tapite perfundimisht Kosoves. Ato shyjne dhimbej tone ne pafundesi. Kete gje do serbi.
        Faleminderit.

  5. emigranti says:

    Bisedimet Kosove – Serbi kane 10 vjet qe vazhdojne dhe asnje rezultat pozitiv per Kosoven, ndryshe nga Serbia qe eshte shmangur nga pergjegjesia, me ndihmen e ” miqve ” drejtues te negociatave , duke u kthyer nga agresore ne viktime .
    Po qeveria Kurti me te drejte nuk ka pse ti kete prioritet keto lloj bisedimesh qe kane per qellim reabilitimin e Serbise.
    Qeveria Kurti eshte e interesuar per bisedime, por axhenda e bisedimeve duhet te filloje me kerkimin e ndjeses se qeverise serbe per krimet e kryera ne Kosove dhe njohjen e tyre.
    Vetem keshtu Serbia do ta respektoje Kosoven dhe s’do ta neperkembe si deri tani.
    Nuk mund te kete mirekuptim e bashkejetese midis 2 vendeve kur njeri pasi ka dhunuar tjetrin pa kerkuar ndjese pretendon per miqesi e bashkepunim.
    Eshte jo vetem e gabuar por merr permasat e tradhetise kombetare qe per hir te stabilitetit ne rajon , detyre te cilen ja kane ngarkuar ” miqte perendimore drejtuesve te deritanishem ne Shqiperi e Kosove, te sakrifikojme territore dhe neperkembim gjakun , perdhunimet e djegjet e shtepive ne Kosove nga shteti genocidal serb, I cili edhe sot mban te njejtin qendrim si regjimi I Miloshevicit ndaj shqiptareve.

    1. Baci says:

      O mergimtare,qeveria kurti eshte qeveri e kopilave te serbise.Kjo qeveri ka vetem njerez te dyshimte dhe sjellje te dyshimte.Kush eshte vjosa osmani ta zgjedhish President,dosen qe e votuan derrat e udbes.Te largojsh gjithe spektrin e luftes a nuk te duket ti tradheti…Serbia funksionon perfekt dhe po shkon drejte BE me shpejte se vendet tjera te Ballkanit.Mos pranimi i Kosoves ne OKB vetem se i qone proceset prapa.Ka20 shtete qe i terheqen njohjet,nuk ka investimme te huaja,nuk ka pjesmarrje ne fonde te ndryshme pa qene antare e OKB dhe shume e shume tjera.Serbia done ne pafundesi te mbaje Kosoven nekete situate sepse ajo nuk hup asgje vetem se fiton gjithnje e me shume ,fale angazhimit dhe programit kombetare qe ka kundra pavaresise se Kosoves.Koha punon per Sebine vetem nje ndryshim ne politiken amerikane (per te punon idioti kurti) dhe Kosova mund te gjindet lehte ne Federaten serbe…..

  6. rexha 10 says:

    ILIRIA ,DUHET TE DIJE SE ALBINI ESHTE VETEM NJE FIGURE QE I DUHET VETEM TE JETE NE BISEDIME.DIALOGUN E DREJTON SHBA ,DHE UNIONI EUROPIAN. DHE BESOJE QE PER KOSOVEN ESHTE NDERI I MADHE QE PO I BEHET NGA SHBA.I PARI ISHTE SEPSE TE BERI SHTETE ,DHE E DYTA PO TE NDIHMONE QE TE JESHE ZOTE NE SHTEPINE TENDE.MOSE HARRO SE ESHTE E TRETA HERE QE PO TA KERKON SHBA.MOSE U BE SI MALIQI QE PRITI FIQTE TE PIQEN.shendete e pune te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje