Një qytetar u arrestua sot pasi tentoi të fotografojë votën e tij dhe u pikas nga komisioneret dhe vëzhguesit. Kjo ka ndodhur tek shkolla “Çajupi” në Tiranë.
Qytetari në fjalë, mësohet se është Granit Sulko, i cili është shoqëruar në Polici. Sulko është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ai është arbitër në vendin tonë. 30 vjeçari, kryesisht ka gjykuar në Kategorinë e Parë dhe në Kupën e Shqipërisë.
Në një reagim zyrtar, policia e Tiranës konfirmoi ngjarjen duke dhënë edhe detaje të tjera.
Sipas bluve, “më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.
Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.
Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.
Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.
Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”, thuhet në njoftim.
Qofsha i gabuar , por mua me eshte krijuar bindja se , gati te gjithe ata qe merren me sport ( me ndonje perjashtim te vogel) , nuk shquhen per koeficient te larte inteligjence .
Popull plera qe shesin voten sikur ne semafor. Me keq akoma se semaforo nje here eshte po me voten ta kan hip per 4 vjet. Kujton se nji ven pune te shpeton po sa krahu do e hash nga te kater anet
Nuk kam fjale ne qofte se eshte e vertet nuk dua ta besoj, sepse e njoh per me shume njoh familjen e tije ndoshta njerzit me te vuajtur te periudhes se demokrazis. Per mua e kane manipuluar mafiozet qe blejne vota gabim qe nuk duhet ta beje Granit nuk kam fjale. Poshte kriminelet qe shtyjne njerzit qe bejne veprime te tilla.
@PO, PO
Ke të drejtë, i nderuar!
Shumë nga pasanikët e vendit tonë janë bërë të pasur jo nga puna apo profesioni, por nga muskujt.
Për nga intelekti shiko agushin president me profesionin sportist dhe ke parë intelektin e shumë sportistëve.
Janë të rrallë sportistët e mençur dhe me integritet.
Falënderime për konstatimin. Gjithë të mirat!