KQZ gjobit 18 KZAZ për shkak se nuk kanë numëruar mbi 50% të votave

26 Prill 2021, 22:56Politika TEMA

KQZ-ja ka gjobitur 18 KZAZ në vend për shkak se numëruesit nuk ja kanë dalë të numërojnë mbi 50% të votave. Gjoba ka vlerën e 3000 lekëve.

“Gjoba është vënë në masën e 3000 lekë të reja të reja për 7 anëtarët e 18 këtyre KZAZ, për shkak se në këto qendra numërimi është zvarritur dhe nuk e kanë kaluar kuotën e 50% të numërimit të votave”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Ritmi i numërimit të votave nga këto KZAZ ka bërë që procesi i numërimit të ngadalësohet dhe si rrjedhojë rezultati përfundimtar të dalë më vonë se sa ishte parashikuar.

KQZ-ja ka deklaruar më parë se rezultati i numërimit do të dalë pas 48 orësh nga fillimi i numërimit.

2 komente në “KQZ gjobit 18 KZAZ për shkak se nuk kanë numëruar mbi 50% të votave”

  1. Lisje says:

    Nuk dine te numerojne prandaj?

  2. Vranakonti says:

    Shume mire ka bere KQZ. Pak i ka gjobitur,duhej me shume.Komisioneret te mos justifikohen me gjera te kota,por persa e kane pranuar ate detyre te punojn dhe te perfundojn numerimin e votave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje