OSBE-ODIHR fshikullojnë Metën: Presidenti përdori postin për të bërë fushatë kundër qeverisë. Gjuha e përdorur prej tij, konfrontuese

26 Prill 2021, 19:36Politika TEMA
OSBE-ODIHR fshikullojnë Metën: Presidenti përdori postin për

Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. Përmbledhtazi, raporti thekson se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mirëorganizuara nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve dhe gjithashtu vëren se dita e votimit ishte e qetë dhe pa incidente.

Megjithatë, siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR, fushata është  dominuar nga disa tensione të pjesshme që buronin nga nga thirrjet për dhunë të Presidentit të Republikës, ankesave për rrjedhje të të dhënave personale për shkak të angazhimit të stukturave partiake në monitorimin e votuesve, si dhe akuzave ndaj  mazhorances për përdorimin e burimeve qeveritare gjatë fushatës.

Shqetësimet për sjelljen e Presidentit vihen në dukje që në krye të raportit, në faqen 2, ku theksohet shqetësimi i OSBE-ODIHR për faktin se Presidenti keqpërdori tagrat e institucionit që ai përfaqëson për të bërë fushatë kundër qeverisë. Sjellja tërësisht jashtë kornizës institucionale e Presidentit trajtohet gjerësisht nga raporti, i cili ndër të tjera shprehet gjithashtu se toni dhe fjalori i përdorur nga liderët politikë, dhe në vecanti nga Presidenti i Republikës, ishte konfrontues dhe i zjarrtë.

Misioni i OSBE-ODIHR ndalet edhe tek situata e mediave në vend, duke listuar një sërë problematikash si ndikimi i pronarëve të medias që sjell në vetëcensurim të gazetarëve, kasetat e gatshme të përpunuara nga partitë politike, hapësira e ulët mediatike për partitë e vogla etj.

Më poshë mund të gjeni linkun e raportit në gjuhën angleze:

OSCE ODIHR Preliminary Report

5 komente në “OSBE-ODIHR fshikullojnë Metën: Presidenti përdori postin për të bërë fushatë kundër qeverisë. Gjuha e përdorur prej tij, konfrontuese”

  1. k says:

    Fshatari injorant do thotë se i ka blert Rama,me llogjikën pree hajduti të degjeneruar.

  2. Gardisti says:

    Meta dhe Arkimed Lushaj po pergatisin “grushtin e shtetit” pasi vetem ai i ka mbetur!Le te shohim ditet qe vijne çdo na sjellin!Ndaj ai eshte zhdukur pa truprojen.Monika k pergatitur padine per divorc qe mos ti luaj pasuria!

  3. Hasta la vista baby says:

    Osbe,odhir jane organizata kriminale te paguara nga edi dhe regjimit i tij. Amerika po ben biznes ne ramen. Evropa dhe soreka pagohen nga sorosi. Te gjithe e kane zili meten prandaj e shajne. Ai eshte simbol i pastertise, etalon i ndershmerise. Vetem ai e askush tjeret nuk e do aq shume Shqiperine.
    Keto do te thoja nese kosherja ime do kishte derrasa mangut dhe bletet do te me kishin marre arratine.

  4. LIke-Floriri dhe Amerikanet says:

    @@Kata te OSBE-s…Amerika dhe Eu..jane Blere me Para nga Edi Rama..po keta nuk “Kuptojne”…Une(LIke-Floriri-Skrapi)..jua di Hilet Shqipetareve..prandaj i them Imperjalizmit Amerikane dhe Revizjonisteve Europjane Large Duart nga Presidenca e Likes..sepse jame Mic-Sokoli..une dhe per te “Mbrojtur” Kushteutetn,do te “Flijoj” edhe Familjen si Adem Jashari….Ja ky jame une Like-MOnika-Floriri..lol

  5. graniti says:

    Nje president qe ka grabitur thesarin e shtetit quhet gangester dhe me se miri e tregoi veten ne zgjedhje, po i vjen fundi ne burg do perfundoi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje