Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës thotë se Partia Socialiste në bazë të projeksionit të tyre ka të sigurta 74 mandate ndërsa lufton për të shkuar deri në 77 në rastin më të mirë.
“PS ka 74 mandate të sigurta që nuk lëvizin më. Janë 4 mandate të tjera që me shumë gjasa PS mund t’i marrë. Durrësi që do të ishte mandati i 75, mandati i katërt në Shkodër, mandati i tretë në Dibër dhe Berati, mandati i 78”, deklaroi z. Mazniku.
Ai shtoi më tej se në Qarkun e Beratit, PS ka pak gjasa që të shtojë një tjetër mandat ndërsa mundësitë për ta realizuar këtë në Durrës, Shkodër dhe Dibër janë shumë reale.
Sipas tij “projeksionet bazohen në sjelljen elektorale në dy zgjedhjet e fundit dhe në kutitë e deritanishme”.
Nga ana tjetër Erla Mëhilli tha se PS ruan pozitat e vitit 2017 që sipas saj nga ana tjetër është rezultati më i keq për PD, krahasuar me vitin 1997.
Kam idene se do ndodhi nje permbysje rezultati. Spo me pelqen fakti qe Rama ska dale fare ne prononcime.