Teksa vijon numërimi i votave në Bashkinë Kamëz, vihet re një trend historik rritës për partinë Socialiste e cila është në diferencë shumë të vogël me Partinë Demokratie nga numërimi i deritanishëm.
PD e ka konsideruar Kamzën përherë si bastion i të djathtës por duket se këto zgjedhje rezultati do të tregojë të kundërtën.
Sipas rezultatit të deritanishëm : PD ka 3744 vota, ndërsa PS 3717 vota. LSI ka marrë 429.