Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se LSI ka dalë nga skena politike shqiptare dhe ka amrrë rezultatin më të dobët elektoral historikisht.
Ndërkaq e pyetur nëse do të nisnin procedura për të shkarkuar Metën, Spiropali u shpreh se ky nuk është momenti për ta diskutuar këtë.
“Presidenti ka shkarkuar veten. Besoj se qytetarët i kanë dhënë përgjigjen më të fortë me votë, sjelljes së paprecedentë presidentit që e ka përdorur pozicionin më të lartë të unifikusit të popullit për interesat e ngushta personale dhe partiake të SHPK-së tij.
E ka marrë përgjigjen, ka rezultatin më të dobët elektoral historikisht. Nuk është koha për të diskutuar sot për procedurën parlamentare për presidentin.
Ka një lajm të mirë, praktikisht LSI ka dalë nga skena politike. Ata që kanë mund të kenë votuar LSI-në këto vite, janë të mirëpritur të na mbështesin, por dhe PD se ca prej tyre janë kthyer në PD. Çuditërisht njerëz që o kanë qenë në administratë o me lidhje klienteliste.”, deklaroi Spiropali për A2.
Egzakt ky është realiteti i dhimbshur me të cilin funksionon PS e Edit.
Asnjëri nuk mund të shprehet ose ketë mendimin e vetë personal.
Se aty vendimet i mer vetëm Edi.
(Kujtoj këtu se Edi erdhi në krye të PS pikërisht me këtë tezë, të mendimit ndryshe dhe fraksioneve brenda partisë)
Pa llogaritur këtu që këto Tutti fruttit e Ramës janë aty vetëm për ti bërë ysmetin interesit të vetë personal dhe nga ana politike dhe formuese janë shumë dobët dhe poshtë.
Kështu që mos prisni edhe Elisa Spiropali (që do vetëm të jetë “majë atij Kali”, që të ketë mendim personal ose të moderuar të tipit:
“Mendoj se Ilir Meta i ka konsumuar të gjitha atributet e të qenit jashtë kornizës së presidentit dhe nuk duhet të jetë më aty, por i takon strukturave partiake të PS të marrin vendimin për këtë gjë dhe kuptohet parlamentit të ri për t’a shkarkuar NQS”
PS edhe pse fitoi nga pikëpamja organizative sot është një parti larg simotrave europiane.
Nje parti e zënë kaps
Parti e tredhur…
(Partia Private Socialiste e Edit – PPSE)