Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” për z. Basha se ky i fundit duhet të japë domosdoshmërish dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
“Pa dyshim që Basha duhet ta japë dorëheqjen, një ditë më shumë brenda selisë së PD-së është një ditë më shumë lolo në krye të PD-së.
Basha ka përgjegjësinë që i kishte premtuar shumicës së shqiptarëve anti Rama se do i ruante këto zgjedhje”, u shpreh z. Bushati.
Andi Bushati këmbënguli se pavarësisht se mund të mos jetë vetëm faji i z. Basha për humbjen e zgjedhjeve, gjithsesi ky i fundit duhet të kërkojë dorëheqjen pasi ka rënë në kundërshtim me vendimet e tij.
“Ti nuk mund të lësh parlamentin duke thënë që Edi Rama nuk mundet me votë dhe pastaj pas 2 viteve të pretendosh se Rama mundet me vonë.
Mua Basha më duket si roje i pafajshëm magazine që nuk e ka ruajtur magazinën, por dhe kur ti nuk faj se ta kanë vjedhur, vetëm se nuk e ruajte dot ik në shtëpi”, tha z. Bushati.
Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se personi i cili duhet të japë dorëheqjen brenda PD-së nuk është Lulzim Basha, por Sali Berisha.
“Dorëheqja e parë që duhet të ndodhë në PD është dorëheqja e Sali Berishës”, u shpreh z. Haxhiu.
Dy analistët patën të njëjtin mendim në lidhje me fjalimin e kryetarit të PD-së që u mbajt sot. Andi Bushati dhe Baton Haxhiu thanë për z. Basha se ky i fundit nuk mbajti një qëndrim, gjë që nuk i takon një lideri.
“Fjalimi i Bashës ishte qesharak. Nuk ka lider në një vend normal i cili del pas zgjedhjeve nuk mban qëndrim. Kush do të ishte qëndrimi? I njoh apo nuk i njoh këto zgjedhje? Do të jem pjesë e parlamentit të ardhshëm apo jo?”, tha Andi Bushati
“Deklarata e Lulzim Bashës ishte pak problematike. E para, lideri duhet ta ketë një qëndrim, për veten. Në një moment ku thotë se zgjedhjet janë demokratike në orët e vona të dielës, nuk guxon ta ketë ndryshimin e gjuhës në momentin kur mëson humbjen.
Prej masakrës elektorale, prej shit-blerjes së votave etj., kur i thua këto fjali dhe nuk një qëndrim për veten dhe ato që do të ndodhin kjo është problematike”, tha Baton Haxhiu.
Pa u Shkëputur nga SHPELLARËT e Sali Banditit Nuk Ka Pushtet më për të Djathtën. Nuk Pranon BE Vrasje, Banditizma, Kërcënime dhe Zënka. Gjynah që Krahina dhe Qytete të Veriut të Shqipërisë që Aq Shumë i Kanë Dhënë Shqiprisë të Katandisen në Një Rrugë të tillë. Ku i Futi Agjenti Serb Sali Milosheviç Bollano Miçotaqis Berisha.
Ky KRIMINEL Berishë Nuk e Largon Bashën Nga Lider të PD-së, Sepse Vetëm Ky Benjamin Bashë Mund të Kujdeset për Fëmijët e Berishës për Pushtet e Mbrojtje. Duke i Bërë Deri dhe Diplomatë Nqs do të Merrte Pushtet. Jo më Kot Berisha e Ngriti me Katapult. Dhe Kjo është Një nga Qëllimet Kryesore që ka Berisha. Sigurimin ë Jetës se Fëmijëve duke Shpresuar ti Afrojë në Parti e Pushtet.
Pra Nuk e Heq Bashën. Pranon të Shkatërroj PD-në dhe Jo Largim të Bashës. Të Gjithë mund ta dinë këtë sidomos Politikanë dhe Analistë por nuk e Shprehin.
O kelyshi bllokut dhe i gjyshit Hysni, Basha pervecse eshte i paafte, humbi edhe se ka mbajtur afer e ka degjuar hijena e kermengrenes si puna jote, Zheji, Lubonja, Shkullak uturaku, Bejtja bejtexhiu etj dhe tani ti o spermekalbur je i pri qe ehedh ne shina te trenit se ashtu jeni mbledhur te gjithe ne ate kazan, gjithe llumi e zgjyra e ekraneve qe populli ju urren. Ptu fare e pabese.
Pse shane ore legen muti. Robte ku t’i kesh.
Ku e pe ti qe po e shan o shpellar! Shko te besh ca shkolle o injorant qe nuk di te dallosh komplimentin nga sharja.
Pash Perenin mos na hjekni lulashin,
Karasa si ky na duhen me fitua edhe mandatin e katert,
lulash mos ik,
Ju bajm thirrje
Lulash mos ik
Kete te djele na erdhi haberi
dilni se po ju vjen EdVeri
ndriten sheshet, ndriten parqet
edhe plakat shkulen faqet
mire se erdhe more EdVer djali
se Shypnine per ty e ka zene malli
anembane varferine e ke ibret
e meriton pra KARamandatin e trete.
Prap ky , se kupton njeri se cdo te thote …..personifikimi i njeriut qe eshte me te gjithe dhe s eshte me asnje …..