Basha, Monika e Iliri tani s’kanë rrugë tjetër, veç të japin dorëheqjen. Ramës s'kemi ça i themi, se mori një fitore që s'e konteston dot

27 Prill 2021, 19:37Politika TEMA

Nga Ralf Gjoni

Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama  i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim.

Me trishtim më duhet t’i them ‘Good Luck’!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe???

Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje.

Kjo do të thotë pikë së pari që Lulzim Basha si humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit.

As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më parlamentit.

PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike.

PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private.

Monika Kryemadhi duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh.

Pas tyre, i takon presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur!

Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë.

Mjaft luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend!

8 komente në “Basha, Monika e Iliri tani s’kanë rrugë tjetër, veç të japin dorëheqjen. Ramës s’kemi ça i themi, se mori një fitore që s’e konteston dot”

  1. Demokrati i Vjeter says:

    Monika Karabuca ka marre 80-te Pontshin,e gjate dhe po e Ndane me LIke Floririn….He Monika karabuca ku i ke 80-te Deputetet??Futi ne Sumet,,,,dhe ku te duash..Buce….Tepsise po i vjen Fundi NUK JANE Budallenje Shqipetaret qe te votojne Vrasesit dhe Kusaret Like-MOna-Floriri..

  2. kastriot lamaj says:

    Sa bukur e thua ore Ralf , e thua shume shume bukur , thjesht kjo recete dhe justifikim nuk perben autokritike te sinqerte , dhe ne gershetim me IQ e shqiptarit qe nuk eshte ajo e niveleve te 1990 , te haje sapunin per djath perben nje inxheksion vdekjeprures per opoziten ……me thelle Ralf , me thelle duhet shkuar …..”te quhesh njojtes i notit duhet te shkosh me thelle e jo ne breg , ne breg genjen veten tende sikur di not ” “dhe kur te jepet mundesia te tregosh veten se di te notosh …..thjesht mbytesh “…….mund te kerkoni nje mije e nje justifikime , e drejta juaj eshte , ste ndalon askush …..thjesht nuk perben arsye dhe nuk te trgon se kjo eshte rruga drejt suksesit …..tjeter eshte arsyeja , une jam jo 100 % i sigurt qe e di por 1000% por nuk e thua , jo nuk e di , por nuk e thua ……jane dy gjera krejt te kunderta …..nejse ….kurajo ….

  3. Angjelini says:

    Shkrim Brilant!

  4. katarakti says:

    Ramën do ta kemi “peshqesh” deri më 2033 në rast se Berisha me Metën nuk zhduken përfundimisht nga skena politike. Këta të dy i kanë kthyer partitë e opozitës në parti familjare dhe personale. Duhet të largohen këta të dy që të lindë një alternativë kundër Ramës.

  5. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    PD do jet aset kombetar kur do clirohet nga detashmenti qetnik I saliut dhe zagarve te tij vrases te pabes, deri ateher esht dhe ngelet ni organizat e dhunshme me nuanca terroriste.

  6. Zamira says:

    Te lumte o Ralf. S’u kemi borxh te na pleherojne cdo dite qe na ka mbetur.

  7. Pd rrumpalla says:

    Bukur. E respektoj Ralfin, ishte nga të parët duke njohur mentalitetin e partisë vrasëse, PD kishte paralajmëruar se do të ketë vrasje politike. Dhe unë vërtetua Elbasani.

  8. Gjakpires te ndyre says:

    Shume sakt!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje