Ali Ahmeti uron Ramën për fitoren: Të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë

27 Prill 2021, 19:15Politika TEMA

Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Ramë për fitoren e zgjedhjeve.

“I nderuar kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,

Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.

Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.

Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.

Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë”, shkruan ai.

6 komente në “Ali Ahmeti uron Ramën për fitoren: Të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë”

  1. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    RESPEKTE pafund për LUFTËTARIN LEGJENDAR dhe ATDHETARIN ?????? ALI AHMETI !!! RROFTË ALI AHMETI dhe gjithë POPULLI SHQIPTAR ETNIK kudo në Rajon !! RROFTË SHQIPËRIA ?????????????????????

    1. Sokoli says:

      Ku eshte ky Kim evgjiti se nuk ka pellitur dje dhe sot? Theriteni te haje m…ketu se mbase i ben mire.

    2. Lala i Lushnjes says:

      Fjalë burrash! Fjalë trimi! Kuvënd shqiptari të vertet.

  2. Ed says:

    BRAVO NJE XHEST I KULTURAR BRAVO SHUME.MIRE BASHKOHUNI PER. NJE QELLIM TE MADH

  3. Trebeshina says:

    Bravo Ali, luftetar i vjeter per ceshtjen shqiptare, turpi e mbulofte Albin Kurtin kete renegat shqiptar, qe me nderhyrjet ne Maqedoni dhe Shqiperi po mbjell faren e percarjes midis popullit tone.

  4. Rrespekt Ali Ahmeti ,
    mbaheni ndezur Zjarrin e Gjoksit te Lirise duke u bashkuar bejme fuqine
    dhe fitojme mbu cdo armik te kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje