Rama ka një mesazh edhe për Lulzim Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet, i shtrij dorën e bashkëpunimit PD-së

27 Prill 2021, 18:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të pranojë me dinjitet dhe sa më shpejt humbjen, që, sipas Ramës, nuk është aspak turpëruese.

“Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde.

Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste”, deklaroi Rama.

“Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen. Nuk më takon mua të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj.

Por, me apo pa Lulzim Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është PD-ja dhe fitorja jonë e madhe na e bën edhe më të madh detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë Partisë Demokratike”, shtoi kryeministri.

“Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve”, vijoi Rama.

1 komente në “Rama ka një mesazh edhe për Lulzim Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet, i shtrij dorën e bashkëpunimit PD-së”

  1. dardan says:

    Me vjen keq qe Edi Rama merret me Berishen qe Qesh, kur duhet te komunikoje me Berishen qe Nxin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje