FJALIMI i fitores/ Rama: Kjo, fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste

27 Prill 2021, 18:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, nga sheshi “Skënderbej”, e konsideroi “fitoren më të vështirë, më të madhe dhe më të bukur të Partisë Socialiste”.

“Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12-n, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm dhe me një shpirt gare që nuk ka të dytë në këtë vend”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se është “krenar për të gjithë që u angazhuan si patronazhistë, koordinatorë dhe drejtues fushate”.

“Por, më shumë se asnjëherë jam krenarë për shqiptarët, që me urtësinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë.

Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore, fitoi durimi ynë i kalitur në vështirësi të mëdha, fitoi forca më e madhe demokratike, qytetare dhe politike që kanë krijuar shqiptarët ndonjëherë: Partia Socialiste. Por, është një fitore e madhe që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë, duke punuar dhe respektuar këdo, edhe ata që kanë votuar kundër ose nuk kanë votuar”, shtoi Rama.

2 komente në “FJALIMI i fitores/ Rama: Kjo, fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste”

  1. Akil says:

    Robt ku ti kesh, personalisht.
    Por bravo te qofte , fitove.
    Populli te zgjodhi ,te dha voten .
    Mbetet te mbyllim gojen , vec perpara.
    Na e bluaj trurin dhe 4 vjet te tjera. Je specialist i ketij populli.
    Kjo ndoshta eshte Shqiperia , zgjedhim cfare meritojme.
    Shqiperia qe duam po vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje