Anëtari i Kryesisë së PD kërkon mbledhjen e Kryesisë për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe shpall kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë

27 Prill 2021, 15:22Politika TEMA

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës pas humbjes së demokratëve në zgjedhje.

Me një postim në Facebook, Kadilli ka shpallur edhe kandidaturën e tij, për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Postimi i plotë:

Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar.

Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit.

Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci.

Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet.

Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor.

Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit.

Rezultati negativ është i pamohueshëm.

Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores.

U bëj thirje demokratëve: ndërkohë që nxjerrin konkluzione, të përmbahen nga etiketimi i atyre që nuk na zgjodhën ne, që nuk menduan si ne, që nuk na panë ne si alternativë. Kërkimi i arsyeve të humbjes duhet filluar te vetja dhe te kundërshtari politik, asnjëherë te votuesi dhe zgjedhja e tij.

Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme.

Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar.

Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha.

I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!

Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen. Ne jemi parti e vlerave dhe forcës; trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit, besimtare e kredos: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.

Me këtë rast, si anëtar Kryesie dhe si Kandidat për Kryetar, u bëj thirrje numëruesve dhe vëzhguesve, që sot janë në krye të punës më të vështirë, mbrojtjes së vullnetit të mbështetësve të opozitës dhe çdo shqiptari, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të numëruar dhe ruajtur çdo votë.

Nga sakrifica e tyre sot fillon ringritja nesër.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen.

Ne duhet të kthehemi te thelbi i misionit tonë, ringritja si parti e shpresës së shqiptarëve.

Ringritja fillon që sot.

(TemA)

38 komente në “Anëtari i Kryesisë së PD kërkon mbledhjen e Kryesisë për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe shpall kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë”

  1. Gjerman says:

    I more leje Berishes o Kadill

    1. Realisti says:

      Si tha more si tha…?? Standarti i vendosur nga Sali Rame Berisha??? Hajde parti demokratike hajde… Kush te tha ty o copa e bufit qe Saliu nuk drejtoka PDne akoma? I gjithe populli e kupton qe ti po i lutesh Sales qe te beje zgjedhjen e radhes per kryetar. Lamashet e Pdse!!! Plera!!!

      1. Vranakonti says:

        REALIST! Ke te drejte.Berisha ka drejtuar deri sot PD. Por PD nuk eshte parti e vlerave,por parti fashiste.Po nuk ndryshoi sjelljen e saj agresive,po nuk hoqi dore nge protesta te dhunsheme,nga sharjet dhe ofendimet barinjesh,po nuk hoqi SALI BERISHEN nga radhet e saj,ajo jo vetem do ngelet ne minorance,por do shkoi drejte shkaterrimit total.

    2. Ilirjan says:

      Fatbardh, ndryshoni gjuhen… e para. Ndrysho vizionin qe te ndryshosh gjuhen, qe te ndryshosh mentalitetin.Studjo,kerko ndihme nga simotrat europiane. Nuk keni ASGJE ne terezi po nuk u modernizuat, transformuat. Ndryshimi, fillon nga vetja Kadill, dhe duhet te jete REAL, jo te mbetet enderr e deshire, sepse keshtu nuk do ti pelqeni kurre njerezve.

      1. Shtriga says:

        Ah sa bukur ah. anadollaket mbase do e kuptojne…mbase

  2. Viola says:

    Loja e radhes zgjedhje te sajuara per te qene prap kryetar i PD Luli ?.

  3. Cimi says:

    E kuptoni tani,si do behet PD-ja?Te gjithe budallenjte duan te behen kryetar PD-je.O zot, a ka njeri normal te ky grup politik?Kush duhet ta kerkoje kete,Kadill budallai?Aq i ulet eshte niveli sa edhe Bardh Kadilli kerkon me u be kryetar PD-je.Neser mund te kerkoje edhe Flamur Noka,Mark Marku,Xhelal Mziu e kush te doje neper Shqiperi.

  4. emilio says:

    Vetem nje gabim thelbesor ke bere. “Standart i vendosur nga S Berisha”. O daku, e di I madh dhe i vogel qe SB eshte lideri real i partise dhe Lulashi thjesht nje dordolec. Kerko reformimin e PD pik se pari me largimin e shpellarit kriminel.

  5. EQ says:

    Ky eshte me trangull se ai qe pretendon ti zeje vendin

    1. Hasta la vista baby says:

      Se harrova; Erion Veliaj kryetar i Ps. Atehere po, ne do te kemi pozite apo opozite konstruktive, konkurrente me ide, programe per te miren e Shqiperise.

  6. Eqeremi says:

    Si shume e rrite piacen o njeri.

  7. Sara says:

    leje o burre, bardhi dhe ne shkolle nuk ka bo nodnje gje pa lejen e mesueses, imagjino tani.. sikur s’e dime hundepipren…

  8. U says:

    Mos e peson si Sokol Olldashi….

  9. Pianisti says:

    Mos e rruj hic plako.
    Ne fillim hiqni komunistat,hajdutet dhe trapat nga PD,pastaj hiqni dore nga koalicionet me komunistet e LSI per inteteresat dhe pastaj kerkoni te beheni nje parti e djathte e mirefillte dhe pastaj tu pa tu bo.
    Lereni popullin e djathe se ja keni qi nonen keni 30 vjet.
    Edhe nja 8 vjet te tjera opozite e keni te saldume.

  10. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Mos e dhente zoti qe nga fytyra duket tip krimineli.
    Po nuk urdheroi babai juaj sali komunisti mos hapni gojen

  11. Kokepalari says:

    E tha mire një gazetar:Edi Ramen ..e mund nje tjetèr Edi Rame!!!!…..Zgjidhja nuk nuk do te vijë kurre nga kurvat e PD..por nga populli opozitare…!!!! Kjo eshte pak,por e sigurte!!! Vetem familja KOKOLARI ka dy eksponente te sigurte…zonja Kokalari dhe dhe z.Gerri Kokolari te njohur ne fushen e tyre,ne punèn e tyre dhe ne GENIN E tyre!!

  12. Zeni biri Qenit says:

    Plaku Mere ka mbledhur buzet dhe po ben gat planin per te vene kukullen nr 2 ne krye te partise se perdhunuar nga ai vete.
    Kadilli ka te drejte por po godet objektiv te gabuar duke vleresuar themeluesin per aktin e doreheqjes qe ne fakt nuk e ka bere kurre. Si shejtani e ka doren kudo ne Parti.

  13. OJQ says:

    Per mendimin tim PD-en,ta marri Edi Rama.Ti mbaje te dy partite,nje ne pozite dhe tjetra ne opozite,d.m.th. te kontrolloje veten,te qortoje veten kur te jete me demokratet,nga ana tjeter,si kryeminister,te beje punet.Me e forte do behet PD-ja, Edi, e di si behet kjo pune.Me Edin kryetar PD-ja e ka te sigurte qe i fiton zgjedhjet e ardhshme.Do jete rast unikal ne bote,qe Rama te jete tek dy partite kryetar. Problemi eshte se keto, po i themi per gallate,duke menduar se ne cfare derexheje eshte pd-ja/

  14. Maksim says:

    Kadill shpresoj qe ta lexosh mesazhin tim te sinqerte. PD humbi sepse kryetari i saj real eshte doktor mortja nga vicidoli.
    PD humbi sepse zedhenesit e saj me te fuqishem u bene figurat me te urryera te medias si Rakipllari, Lubonja, Klodiana Lala dhe gjuha e vrazhde e Syri TV.
    -PD humbi sepse ishte aleate e ngushte ne vjedhje dhe vrasje me Like floririn dhe figurat e shemtuara te PD LSI.
    -PD humbi sepse ju mashtroni veten me fitore imagjinare edhe kur humbisni thelle.
    -Ju do vazhdoni te humbisni derisa te denonconi tutorin tuaj Sali krimineli hapur dhe sinqerisht perndryshe mandatin e 4.te ja keni dhuruar qe tani PD.
    – Per mendimin tim kontributin me te madh ne fitoren e PS ja dhane Rakipllari dhe Lubonja qe me cinizmin e tyre bene qe PS dhe Rama te dukeshin si shpetimtaret e vendit. Degjova qe Rakipllari paguhet 10000 USD muaj. Ju siguroj qe keni blere deshtimin me para. Efekti Rakipllari coi vota per PS.

  15. Maksim says:

    Kadill shpresoj qe ta lexosh mesazhin tim te sinqerte. PD humbi sepse kryetari i saj real eshte doktor mortja nga vicidoli.
    PD humbi sepse zedhenesit e saj me te fuqishem u bene figurat me te urryera te medias si Rakipllari, Lubonja, Klodiana Lala dhe gjuha e vrazhde e Syri TV.
    -PD humbi sepse ishte aleate e ngushte ne vjedhje dhe vrasje me Like floririn dhe figurat e shemtuara te PD LSI.
    -PD humbi sepse ju mashtroni veten me fitore imagjinare edhe kur humbisni thelle.
    -Ju do vazhdoni te humbisni derisa te denonconi tutorin tuaj Sali krimineli hapur dhe sinqerisht perndryshe mandatin e 4.te ja keni dhuruar qe tani PS
    – Per mendimin tim kontributin me te madh ne fitoren e PS ja dhane Rakipllari dhe Lubonja qe me cinizmin e tyre bene qe PS dhe Rama te dukeshin si shpetimtaret e vendit. Degjova qe Rakipllari paguhet 10000 USD muaj. Ju siguroj qe keni blere deshtimin me para. Efekti Rakipllari coi vota per PS.

  16. xhoxhi says:

    Për partinë demokratike duhet një njeri serioz i ditur dhe jo njeri i shereve.Një njeri që ta verë në punë qeverinë.Për mua shteti është opozita sepse është kjo që mbledh hallet e popullit dhe detyron qeverinë ti realizojë jo në tym por me fakte reale.30 vjet kemi dëgjuar vare atë vare këtë në parlament.Çështë kjo llogjik?Të gjithë kanë sharë Nanon,Ramën etj në një kohë pa i sharë duke i kërkuar punë të mira ata ose do i bëjnë ose do ikin vetë.Duke e sharë Ramën kot më kor kjo parti erdhi deri këtu.Ku janë makinat e shtrënjta me buritë dhe uliganë[t e tyre?U zhdukën sepse populli ata nuk i don dhe nuk i vootn.Njerë të tillë nuk besoj se do gjëndet sepse vendosin ata në kullën tek Lana.

  17. Zylo says:

    O Fati-bardh nuk e le Berishovici Lulken te zbrese nga froni i partise.Eshte e zanun ky vend shiko andej nga ana tjeter.Shkaterroni familjen politike Berisha atehere Lulka iken me vrap dhe jo me hap.

  18. Militanti i Pa Njohur says:

    Mos e thua gabim.
    Juve nuk u duhet “ringritje”, juve u duhet “RILINDJE”
    Duke filluar nga ty, te largohen gjithe qelbesirat qe kane pushtuar e bere prone familjare pertine qe fatkeqesisht, mban emrin me te bukur ne BOTE.

  19. p.m.p. says:

    KADILL, TE PAKTEN NGA MBIEMRI, TI JE NGA KAZA-STAROVA DHE UNE E NJOH MENTALITETIN DEMOKRAKTIK TE ASAJ ZONE (me perjashtim te Verdoves), POR E HUMB ME DY ASPEKTE:

    1. SHERRI QE KE BERE ME ME NJE QYTETAR TEK PEDONALJA NE TIRANE, DHE
    2. BEISHA SKA ASNJE STANDART, PREJ DHE SJELLJEVE TE ELEMNTVE TE VJETER E TE RINJ (GJOJA), POPULLI I VUAN PREJ 30- VJETESH. PRANDAJ ZOTRI JE PA BUSULL,

  20. Ndryshe says:

    Kadili nuk jep zgjidhjen, ai zuri radhen. PD, bashke me Kafilin, ka gabuar shume here ne shume vite. PD duhet te njohi gabimet, te vendosi kriteret dhe te beje zgjidhjen.

  21. geri says:

    mbase ti vete o kadill ske kellqe te udheheqesh opoziten ,por tek luli ke te drejte ,ai duhet te hape krahun ,pa pse dhe pa si apo nqs …..thjeshte te largohet .kaq e thjeshte eshte.

  22. Hasta la vista baby says:

    Ps nuk ka nevoje per Edi Ramen. Te shkoje te behet kryetar te PD. Vetem ky e reformon nje parti kadaver, te nxire, te vjeter, pa dinjitet e moral.

  23. RROFTË ÇIM SELAMI nga VLORA ?????? says:

    Doli dhe FatBardh HUNDË GJATI , si Shiu mbas të Vjelave ?! Po more Leje që dole more FatZI (FatBardh) , apo ke QEJF ta PËSOSH edhe ti si Sokol Olldashi , që e GREMISI Sali KRIMI , në HUMNERAT e Petrelës !!!! Nuk është FAJI i LULIT që humbi PD KRRIMI , O FAT ZI Kadili , por është FAJ i Saliut që RRI mbrapa LULIT dhe FAJI i ANAL-istëve në Ekranet TELEVIZIVE tē KRIMIT të ORGANIZUAR çdo NATË , siç janë : NEWS 24 , KLAN TV , ABC , ORA NEWS , etj etj etj etj etj etj , bashkë me Anal-istët PIDH MOTRA dhe DITË ZINJË që PAGUHEN nga 10 MIJË €URO në MUAJ , për të VJELLË VRER dhe HELM kundër Edi Ramës , dhe për t’ju mbushur mendjen SHQIPTARËVE që Likja nga Çepani i Skraparit NUK është HAJDUT , KRIMINEL , BANDIT , KUSAR , HORR , TRADHTAR , GRABTQAR , ZHVATËS , VRASËS , PLAÇKITËS , MATRAPAZ , XHAMBAZ , MASKARA , BATAKÇI etj etj etj etj etj etj etj !!!! Një nga këta PIDH MOTRA dhe FAQE ZINJË ështē edhe Robert RakipKAR GRABITQARI , i NEWS 24 , që ZIHEJ dhe ÇIRREJ si ZAGAR nëpèr SUDIOT TELEVIZIVE të KRIMIT të ORGANIZUAR dhe MAFIES , në SHKËMBIM të €UROVE dhe ????????????!!! RakipKAR SHIMPAZEJA hidhej e çirrej me Këmbë dhe me Duar si MAJMUNI në XHUNGËL për të mbrojtur Like KILLERIN dhe Like HAJDUTIN bashkë me PD KRIMIN !!!! JA PRA , O FATKEQ Kadili , që NUK është LUL BASHA PROBLEMI KRYESOR !!?????????????⚖⚖⚖???????

  24. kobi says:

    Lulin e heqim me shkelma por cfar ti besh shpellarit Berisha…

  25. Vendimi says:

    Më parë duhet të kërkoni dorëheqjen (lexo: shporrjen) e Salë Barishtes, pastaj të pastroni të gjthë gërdallat e vjetra, së fundi të nisni riformimin.

  26. me lyli-lylin lujt cart Ramo .Po kte eeee ? Kte s'e kapin disa sekonda ne ring says:

    Ramo mbetet Campion ne Wresling-un Politike ne Shqiperi .
    i ka plas te gjithe me turi nga dyshemja .
    S’keni asnji shanc edhe per 10 -15 vjet te tjera me konkuru Ramon?

  27. Lab i Keq says:

    Ja edhe mandati i 4 -ët

  28. Çdo gjë ka kohën e vetë. says:

    Ky mezi e paska pritur humbjen e Bashës dhe të PD. Po çmund të presësh më tepër nga i biri i një pjesmarsi në skuadërat e pushkatimit në kohën e komunizmit? Duket aq i poshtër dhe i pabesë, sa nuk priti qoftë dhe një ditë për ti shpallur ambiciet e tij. Ky tregoi hapur fytyrën e një bashkpuntori të qelbur, thellësisht të pabesë. Me këtë nuk dua aspak për ti dalë në mbrojtje Bashës, nëse ai nuk do të reflektojë siç duhet, në momentin më të përshtatshëm duhet flakur pa hezitim nga një pozicion që nuk e mori me meritë, por ja bënë dhuratë.

  29. Phoenix says:

    Po ti Fatbardh pse e ke mbushur me kaq byk fjalimi per te thene se di te flasesh dhe ben per kryetar?

  30. NjeQytetarOptimist says:

    Bobobobo nga shiu ne bresher. Basha krric e ky gomar.. Bejeni kryetar kete dhe harrojeni 2025…

  31. Nukje as me ı mıre dhe as me ı afte se Lulzım Basha sepse ne stafın drejtues ne keto zgjellje ıshe edhe tı Ne zonen tende sa fıtore ke arrıt
    Po qe se tı arrıne te behesh drejtues ı PD atehere po ta deklaroj qyshe tanı se PS dhe Edı Rama te behen gatı per mandatın e katert

  32. Aya says:

    Po ik ore se dhe ti kot fare je.
    Le nam, pastaj ti nuk je lidhje fare me te djathten, e aq me teper me luften kunder korrupsjonit.
    Mafjoz i vockel me endrra te medha…, je kot Kadilli
    Mbushje topi.

  33. Demokrati i Vjeter says:

    Z.Kadili:Deboheni Kurven Serbo-Hollandeze Lulezim Bashen nga PD-ja akoma edhe Sali Berishen Nxirreni ne Pensjon….Jemi me ju..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje