Mazniku: PS do të marrë edhe mandatin e 19-të në Tiranë

27 Prill 2021, 14:14Politika TEMA

“Në orët në vijim PS do të ketë edhe mandatin e 19-të në Tiranë. Këtë optimizëm shfaqi në studion e A2 CNN nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku, referuar të dhënave të deritanishme në bazë të numërimit të votave.

“Mandati 74, mandati i Durrësit është i sigurt për PS dhe në orët në vijim do të kemi edhe mandatin e 19-të në Tiranë për ta çuar në total 75. Diferenca është e vogël dhe do vazhdojmë të ruajmë epërsinë , në çdo njësi PS është forcë e parë dhe besoj që do kemi mundësi të fitojmë mandatin e 19-të. Ne kemi edhe 30% të Tiranës për numërim, por besojmë që duhet të përmirësojmë rezultatin me 700-800 vota. PS ka tashmë 18 mandate dhe 90% të votave të mandatit të 19. PS në bashkinë e Tiranës ka marrë 180 mijë vota dhe do jetë forcë e parë dhe kjo është e mjaftueshme dhe me diferencë nga forcat e tjera”.

Mazniku u shpreh se ka gjasa që numrat e rrezikuar në listën e PS, të thyejnë atë, kur u pyet se a ka gjasa që numrat e rrezikuar si Pandeli Majko të thyejnë herësin. Por ai nuk tha se cili nga kandidatët do ta thyejë atë.

“Kjo është një gjë që i mbetet pjesës së dytë të numërimit, që është numërimi i kandidatëve. Ka gjasa që disa kandidatë ta thyejnë listën dhe ta rendisin atë, por nuk mund të them se cilët. Nuk jemi marrë fare me votat e kandidatëve, por me votën e PS dhe fitoren e saj, por nuk kemi të dhëna për këtë”.

Ai cilësoi fitoren në këto zgjedhje një besim për qeverinë dhe angazhim për qytetarët, të cilët sipas tij vlerësuan punën e qeverisë  në këto 8 vite.

“Është një votë besimi për qeverinë, kanë vlerësuar punë e qeverisë dhe punën e bërë në këto 8 vite dhe e dinë kush është lideri që duhet të udhëheqë Shqipërinë. Dhe në fushatë e zgjedhje PS tregoi karakter, forcë dhe organizim që janë vlera që i duhen Shqipërisë dhe qytetarët e kanë lexuar shumë qartë”.

2 komente në “Mazniku: PS do të marrë edhe mandatin e 19-të në Tiranë”

  1. Qerim Vidohova says:

    Nuk e kisha vene re kete Maznikun. Me ka habitur me thjeshtesine, durimin per te degjuar dhe sidomos menyren e te gjykuarit. Ajo cka eshte me kryesorja qendron ne faktin, se ky nuk ka piken e reminishencave komuniste, gjate debatit vura re se kurre nuk i merr endrrat per realitet. Eshte kjo qe e bente te merrej vetem me detajet specifike ne debat, pra me ato qe kane vlere. Kurse PD nuk u shkeput dot per asnje cast nga mentaliteti komunist i te gjykuarit, ata vazhdojne sipas tradites, duke e prodhuar realitetin vete, sipas deshires se udheheqesit. Dhe sidomos vazhdojne sipas tradites qe ti marin endrrat per realitet. Ne PD, dhe sidomos analistet ne mbeshtetje te saj, vazhdojne ta vleresojne maksimalisht Berishen si politikan, kur rezultatet flasin qarte, qe ai politikisht eshte nje deshtak ne kufije te lemeriseshem. Vetem kur ne PD ta kuptojne se duhet te largohen perfundimisht nga menyra berishjane e te berit politike, vetem atehere mund te pritet ndryshim ne drejtimin e vendit.

  2. Dulla says:

    Edhe po nuk e fituat Majkon do humbni ne parlament. Punen qe ka nuk bere ne parlament do e beje dhe jashte tij keshtu qe nuk eshte problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje