PS shpall fitoren dhe në Kombinat, Veliaj: Krenar për Belën

27 Prill 2021, 12:47Politika TEMA

Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur fitoren dhe në njësinë 6 në Tiranë.

Në një dalje për mediat nga selia e PS, Veliaj tha se është krenar për Belinda Ballukun që ishte kandidate në këtë zonë dhe për ekipin e saj.

“Jam shumë krenar për Belën dhe skuadrën tonë fantastike. Ajo që themi në këtë parti, çdo ditë ekziston një mundësi“, tha Veliaj.

Më tej Veliaj tha se Balluku ka bërë mirë dhe punën e saj në fushatë, por dhe punën si ministre e Infrastrukturës.

“Dua të falenderoj me zemër Belindën dhe skuadrën në Kombinat. Unë jam me parimin që kush është i mirë i bën të gjitha. Bela arriti të bënte dhe aeroportin në Kukës dhe rrugën e Arbrit dhe garën për aeroportin e Vlorës dhe garën në Kombinat“, tha Veliaj.

2 komente në “PS shpall fitoren dhe në Kombinat, Veliaj: Krenar për Belën”

  1. Taras Bulba says:

    Pershendes te gjithe banuesit e lagjes time kombinat ,urime per fitoren dhe punoni per mandatin e 4 se vitet ikin shpejt

  2. Ilirjan says:

    Te lumte goce,vertete e Zonja! PD le te mesoje, jo te kerkoje fajtore per ti faturuar humbjet por te kerkoje e te gjeje njerez te zote e me vizion. Opozita eshte shuuuume mbrapa me cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje