Socialistët shënojnë tjetër fitore në Tiranë: Gjonaj mund Agron Shehajn tek njësia 7

27 Prill 2021, 15:52Politika TEMA

Partia Socialiste ka shënuar një tjetër fitore në njësinë 7 duke thelluar rezultatin me 3257 diferencë.

Kandidatja Etilda Gjonaj komunikoi arritjen e një rekordi historik votash për PS në këtë njësi zgjedhore ku kutia e fundit e votave për partitë përfundoi në orën 15:00.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj që kandidonte përballë Agron Shehajt, u shpreh se:

“Sapo u numërua vota e fundit për numrin 12 në zonën zgjedhore 37 dhe kemi regjistruar rezultatin më të lartë historik për Partinë Socialiste në këtë zonë.

Pas një fushate të gjatë dhe plot entuziazëm dhe pas një maratone numërimi, jam e lumtur dhe tejet krenare të shënojmë 15,918 vota për Partinë Socialiste dhe kryetarin Edi Rama tek Njësia 7.

Më shumë se në 2013! Më shumë se në 2017!

Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të shtatës për besimin e palëkundur tek Partia Socialiste dhe tek fushata jonë kokë më kokë me zgjedhësit.

Një falenderim i veçantë për ekipin e fushatës për sakrificat dhe pasionin.

Të gjithë bashkë ia dolëm të kapim një rekord të ri elektoral tek Shtata dhe një sukses elektoral pa precedent”, nënvizon Gjonaj, e cila edhe pse e kishte sfidën e saj të parë elektorale, mundi të fitojë bindshëm përballë Shehajt i cili shihet si një kandidat i fortë i opozitës.

7 komente në “Socialistët shënojnë tjetër fitore në Tiranë: Gjonaj mund Agron Shehajn tek njësia 7”

  1. Kozmo says:

    SHEHAJ ESHTE NJE NDER ME TE MIRET, ME ME VLERA NE ATE PARTI, POR MENDOJ, QE PD NUK E MERITON NJE ANTARI SI SHEHAJ. BIZESMENI BEN MIRE TI BASHKOHET PS.
    SA PER BASHEN, AI NUK DO TE JAPI KURR DORHEQJE. KU DO TE PUNOJNE VALLE NE HOLLANDW????!!! ESHTE AKOMA 45 VJEC, NUK DILET NE PENSION NE KETE MOSHE.

  2. Ilir says:

    MIRE THUA QE LULI ESHTE 45 VJEC MOSHA ME E PJEKUR DHE PRODUKTIVE,PO CTI BESH FATIT QE LULIN E KEMI AKOMA ADOLESHENT, DHE SKA SY SE KUR DO PIQET…MBASE KUR TE VIJE ME KEMBE NE TOKE..POR DO JETE VONE..*DO JA KETE MARRE FERRA URATEN*.

    1. korregjimi says:

      copa e …inteligjentit…i kthen pergjigje vetes. e njeta ip…i njeta dore…te njetat gabime ortografike. mjere shqiperia

  3. Black Jack says:

    Bravooooo, poshte ky legen bythach

  4. Ze qir says:

    LULBASHOVIC. I I KA TE GJITHA TE KEQIAT PERVEC SHQIPERISE QE VRAU 4 VETA NE BULEVARD DHE 1 NE ELBASAN DHE ME E KEQJA SE I QUAN TRIMERI.
    KA VJEDHUR NE RRUGEN E KOMBIT
    KA SHITUR DETIN GREQISE
    KA VJEDHUR MANDATIN E BASHKISE TIRANES
    KA VJEDHUR MANDATIN E KRYETARIT TE PD.
    KA TRADHETUAR POPULLIN KOSOVARE DUKE SHITUR TEK SERBE VIDEO PER VRASJE MASIVE TE KOSOVAREVE TE PAFAJSHEM
    KA MBLEDHUR FAKTE TE RREME KUNDER UDHEHEQJES QENDRORE TE UCK DUKE BERE TE MUNDUR ARRESTIMIN E TYRE PA FAKTE KONKRETE.
    ME KETE KUKULL NE DUART E BABAIT TE TIJ POLITIKE PD ESHTE E HUMBUR DHE NJE MANDAT TJETER.

  5. callcenter says:

    Tani mendoj qe ky Shehaj qe mbahet si pisnesmeni i sukseshem i Pd te marre drejtimin e PD dhe ti punesoje te gjithe ne call centerat e tij e te shohin si shfrytezon njerezit si skllever. Eshte mire qe PD pas Bashes te provoje “bamiresin” Shehaj qe ta provojne tamam dhimbjen e gishterinjve dhe timpanet e vesheve nga nje palo pinxho si ky. Une them se PD per nga idiotesia qe e karakterizon meriton dhe kete si kryetar. MEqe e pashe se po promovon veten per kryetar me shkrime qe i shperndaje skleverit e ketij, propozoj pdeistet qe ta mbeshtesin

  6. 3x12 says:

    Fitorja ende nuk mund te quhet perfundimtare nese nuk plotesohet edhe 12 e trete( 75), (7+5=12).Deri ne mbremje me perfundimin edhe te numerimit ne dy qarqet e fundit, plotesohet edhe kushti mesiperm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje