Agjencia e inteligjencës në Gjermani shton kontrollin ndaj protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid

28 Prill 2021, 19:55Bota TEMA

Agjencia gjermane e inteligjencës po mban në survejim të rreptë disa elementë të lëvizjes anti-Covid,  të cilët dyshohen se mund të shkaktojnë trazira në vend.

Vrojtimi është përqendruar veçanërisht në disa anëtarë të lëvizjes “Querdenker” , për të cilët, shërbimet e inteligjencës thonë se nuk përshtaten me kategoritë e mëparshme  të ekstremistëve.

Agjencia BfV theksoi lidhjet që ky grupim ka me ekstremin e djathtë dhe grupet e tjera ekstremiste. Sipas tyre, protestat e ligjshme të organizuara kohët e fundit po shfrytëzoheshin për të provokuar destabilitet.

Megjithëse shumica e protestuesve nuk shihen si ekstremistë, demonstratat antiizolim të “Querdenker” kanë marrë mbështetje nga një larmi grupesh, duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë AfD, kundërshtarët e vaksinave dhe teoricienët e konspiracionit.

2 komente në “Agjencia e inteligjencës në Gjermani shton kontrollin ndaj protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid”

  1. Laberia ime says:

    Kane eksowpience gjermanet ne vezhgim due eleminim te kundershtareve. Gjyshi Adolf i ka lene cdo gje te shkruar..

  2. fukaraji says:

    Qeverite ( demokratike)e sotme per te nenshtruar popullin perdorin segmente te caktuara te tyre si SS e Hitlerit per te eliminuar kundershtaret apo si Enveri qe u analizonte biografite dhe i nxirrte me njolle te zeze, sot keto po behen kudo nen vendosjen e “sistemit te ri”
    te skllaverise moderne nga bilioneret te tipit Gate, etj qe predikojne perralla qe i besojne vetem ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje