Bujar Nishani ka shpjeguar pse kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Bujar Nishani: Unë kam pritur që të mbaronte numërimi. Gjithçka u kuptua që në tetë orarëshin e parë. Kur ka fitore, fituesi nuk gjykohet, kur ka humbje, pritet të mbarojë numërimi. Më pas 24 orë ka reflektim nga lideri dhe para deklaratës së Bashës nga ana ime nuk ka bërë asgjë.
Dje Basha pranoi rezultatin e zgjedhjeve. BE pranoi rezultatin, OSBE-ODIHR. Nëse PD-ja u thotë shqiptarëve me gjysmë zëri se ne nuk i njohim zgjedhjet, kjo është e papranueshme. Më vjen shumë keq. Unë e kam denoncuar modelin e Ramës më fort se Basha.
Nëse keni prova se zgjedhjet janë manipuluar dhe nga ana e ambasadorëve u kërkohet që të njihen zgjedhje ç’do të bëni?
Bujar Nishani: Nëse kam prova, abdolutisht që nuk do t’i pranoja zgjedhjet.
Edhe nëse do ta kërkonin ndërkombëtarët?
Bujar Nishani: Sigurisht.