Publikimi i të dhënave mbi paratë e shpenzuara në fushatë për rrjetet sociale tregon një anë të hipokrizisë së debatit politik që ka nisur nga panelistë e mbështetës të opozitës.
Vetëm një kandidat i PD-së si Agron Shehaj, në mënyrë direkte nën emrin e tij, ka shpenzuar rreth 20 mijë euro në rrjete sociale për të përhapur artificialisht mesazhet e tij në mënyrë invasive në murin e Facebook-ut të mijëra e mijëra qytetarëve.
Një e dhënë uluritëse që tregon shumë pikërisht se si është panorama reale e asaj që ndodh dhe që ka ndodhur.
Në rrjete ka pasur përveç rrugës direkte, edhe reklama invasive të paguara në emër të personave të tjerë që të depërtonin në rrjet.
Një strategji që mund të jetë e pranueshme që një forcë politike të shpenzojë deri në një farë mase, por kryesisht për partitë politike.
Por kandidatët që të shpenzojnë kaq para për reklama, mendo se sa do të duhet të kenë shpenzuar në territor e në fushatën konkrete.
“Është biznesmen”, mund të thotë dikush prej panelistëve.
Po biznesmen është edhe Agron Duka, Lefter Koka apo edhe Tom Doshi, por që nuk kanë raportuar shifra të tilla, që në realitetin e kobshëm që projektojnë në akuza e panorama migjeniane ideologët e opozitës, ngjajnë një luks i tepruar, që i ngjan asaj fjalë të urtë se “këndon gjeli majë plehu”.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergu, pasi kemi kandidatë që kanë financuar portale e media për fushata të gjata imazhi, apo makinacione krejt të pavërteta si rasti Babale, ku Saljanji mbajti me lekë televizione e portale, duke ja futur kot 5 muaj, vetëm e vetëm që të mos dënohej nga gjykata, që në fakt u dënua.
Hedhin akuza mbi Tom Doshin përshembull, thjesht se e konsiderojnë si mekanizëm politik për të sulmuar Edi Ramën, por nga ana tjetër nuk kanë goditur asnjëherë fenomene të hedhjes së parave me thasë për afera të dyshimta, që kanë përfunduar madje edhe për pagesa mediash.
ATA LUAJNE MIRE SI SULMUES DHE MBROJTJES, BEJNE AUTOGOLA DHE NE FUND DALIN HUMBES.
Nuk kam marre asnje qindarke Mero.
O Mero plaku, Tom Doshi ka hedhur para o lum miku. Ashtu edhe ato te PS.
Nga nje parti e vdekur ne 3 mandate?????? Ah po Toma nuk i ka delkaru por 500 euro vota dhe flitet rreth 15 milion por Euro ama ne kete fushate.
Ndersa Agron Shehaj i ka deklarur sic ka deklarur edhe pasurine e tij, jo si ca bejne dasma neper keshtiella dhe vila 5 kateshe me leket e mamit dhe te gruas. E kuptoj frika ju ka hyre nga pastertia e atyre qe deklarojne pasurine.
Pyet nje here PS sa ka shpenzuar monitoret, karriget, fonine etj etj.
Frika e njeriut te ndershem ka qene me kohe sespse nuk ke ku e kap.
Hajt tung nga lejlat e ps dhe ato te Tomes (500).
Dori ti ku i di qe jane 5, 50, apo 500? Se ata tipa si ju jane rrace e zgjuar dhe i dine te gjitha (ne fakt dine nje mut te madh).
Ne fakt arsyetimin tend e pranoj pjeserisht, artikulli teper i varfer dhe tendencioz. Logjika e do qe fakti qe Agroni i ka deklaruar, eshte pozitiv, por kjo s’do te thote asgje. Toma dhe te tjere, ndoshta kane shpenzuar dhe ata ne kanale te ndryshme si print, televizion, apo kontraktuar agjenci marketingu.
Gjithsesi, duhet ndare pak shapi nga sheqeri: PS-ja nuk ka patur nevoje te bleje vota, per PSD-ne nuk di nuk them, kurse PD dhe LSI i kane shkerdhyer robt, jane kapur me video dhe fakte dhe gogolat ne krye zgerdhehen dhe thone qe mqse une po hedh leke dhe spo fitoj, mendo sa leke ka hedhur PS-ja qe ka fituar. Kjo eshte llogjike prej idioti qe nje nuk punon dhe njeh votuesit, por merret vetem me teori konspirative.
Hajt ti gezoni zorret e qengjit qe ua vari ne qafe POPULLI, jo PS-ja, se e meritoni!
Fatos-i sakte komenti juaj.
Keta gjithmone kur humbin kane te njejtin avaz duke kontestuar zgjedhjet. Ky eshte pretendim i ri me muzike te vjeter. Ne fakt, sa here kane fituar i kane luajtur fene duke vjedhur vota, keshtuqe mendojne se edhe te tjeret bejne te njejten gje.
Si ka mundesi qe nuk arrijne te kuptojne se populli ka neveri per keta maskarenj. Edhe ata qe nuk e duan Ramen, me mire preferojne te votojne per te, se sa ti shikojne prap Saline me te tjere te vijne prap ne pushtet.
Shkrim tendencioz dhe ndoshta i paguar nga dikush. Nqs ne shqiperi ka njerez me pasterti eshte Agron Shehaj. Ashtu si ka dhe ne PS (shume pak te mbetur). @Fatosi or mik si ka mundesi qe Policia shqipetare eshte me e keqveshura dhe kur kam qene heren e fundit pash nje polic qe i kishte ikur boja. U TURPEROVA dhe ajo ndjenje dhe ajo pershtypje skam per ta harruar kurre. Ndersa ministri bente tendera veshje e blinte BMW seria 7 (luksi).
Kjo e pagesave online dhe ky zoterija i ka deklaruar (ose me sakte e beri vete facebook) por ama ky eshte zoteri burre sepse nqs ka ne shqiperi politikan qe ka deklaruar pasurine e tij eshte vetem Agron Shehaj.
Kam lexuar ca deklarime pasurie, ca qe jetonin me qera dhe levizin me makina te shtrenjta, ca qe mezi rrojne dhe nga ana tjeter kane shtepi qe i kane nga kursimet e grave.
Po Agroni si individ eshte me mire sesa ai i rindertimit se ja dime bemat tigrit dhe PAULINIT, problemi qe ka Agroni eshte partia ku ben pjese aty ku eshte Xhelal Mziu, Mul Noka e co. Por ama nga ana tjeter eshte 1000 here me i paster sesa kabineti qeveritar eksistues.
Sa per Tomen, i dime shoku se doli DASH dhe ambasadorja me ze e figure, une jam mik ne Shkoder dhe e di shume mire si eshte ble vota nga Tom Doshi.
DUHET TE KETE ME SHUME PESONA SI AGRON SHEHAJ.
O Mero PS nuk e llogarite ne fb ka harxhuar mbi 70 mije dollare si parti apo ajo nuk quhet.
Ndersa Agroni eshte gjeni sepse me IT merret dhe ne shqiperi shume pak jane si ai ne politike.
Agroni doli vete se PD shpenzoi per Luli e vocerr qe e shkaterroi me keq PD.
Ndersa per Tom Doshin ehaaaa fshati qe duket sdo kallus.
Tani keta analet e pedes po kerkojn alibira per rezultatet dobet ne zgjedhje.
Investigoni pal per Agron Shehaj se si u be milioner pinxhoja e Vlores. Keni pare ndonje bicim grimce inteligjence te ai? Zero. Eshte nje prestanome i felliqur dhe kaq. Mos u genjeni me bamiresite se i ka si kapake te pislleqeve. Pyesni ne call center per te dhe ta shihni sa bamires eshte. Investigoni burimet e pasurise dhe rrjetin e tij ne Milano dhe do te gjeni perla.
Aman o shok ca krahasimi, Gon Duka dhe Ter Koka qe kane 30 vjet vec blejne vota per njeren pale a palen tjeter vec e vec te jene ne valle. Agroni eshte dner te paktet politikane qe dhe ne harxhon , i ka te tijat dhe si para krimi.