VIDEO: Një mësim i vogël për kryetarin e PD-së, nga Preç Zogaj

28 Prill 2021, 18:32Politika TEMA

Preç Zogaj ka qenë dje në studion e “Opinion”, ku mes të tjerave ka bërë një koment për Partinë Socialiste dhe atë që ajo përfaqëson në aspektin elektoral.

Në videon e shkurtër më poshtë, Zogaj shpjegon atë që është PS-ja në këtë vend, një parti, një dukuri, një histori, një forcë, një strukturë, e cila u gjend përballë një si Lulzim Basha.

Ky lloj komenti ka vlerë për të vënë në dukje se çfarë kaçaflaqi po drejton sot të ashtuquajturën opozitë, PD-në, forcën që na thonë se krijua në emër të lirisë, por që mesa duket nuk ka në memorien e saj asnjë mësim të historisë.

Kush e pa dje fjalimin e Lulzim Bashës, duhet të ketë dëgjuar thirrjet absurd, gati budallaqe në sfond: Poshtë komunizmi!

Për cilin komunizëm është fjala? Me çfarë po luftojnë këta demokratë të dy gishtave? Cila antropologji politike e mbështet këtë verbëri që vazhdon vetëm për të mbajtur në këmbë shoqata që edhe për kauzat e tyre nuk ditën të thonë ndonjë gjë me vlerë? Ndoshta e gjejnë dikur edhe përgjigjen e këtij kërkimi.

6 komente në “VIDEO: Një mësim i vogël për kryetarin e PD-së, nga Preç Zogaj”

  1. Ed says:

    Bravo Prec qe e paske kuptuar!

  2. K says:

    S’ka kuptuar asgje Preci! Se bashku me Bashen duhet te marrin edhe Salen me liken dhe te ikin tw ikin dhe mos i shohim me! Nje ish spiun i sigurimit flet!

  3. xhoxhi says:

    Ti Preç je njeri mevlera por nuk je për atë parti që është mbushur me tutkunë…

  4. qytetar says:

    Preç s’te kuptuam kurre !

  5. Outspoken says:

    Ky Basha Nuk mer mesim nga asnje Pesim!
    Ky mer vesh vetem me Dajak se ashtu e kane mesuar qe kur ishte I voge l!!!
    Rama gjeti Shesh e beri Pershesh !!! Edhe BRAVO I qofte!

  6. Outspoken says:

    Ky Basha Nuk mer mesim nga asnje Pesim!
    Ky mer vesh vetem me Dajak se ashtu e kane mesuar qe kur ishte I voge l!!!
    Rama gjeti Shesh e beri Pershesh !!! Edhe BRAVO I qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje