Votat për kandidatët, Fatmir Xhafaj i sigurtë drejt mandatit. Agron Shehaj i dyti më i votuar te PD

28 Prill 2021, 19:19Politika TEMA

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët.

Deri në orën, 19:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 334 kuti nga 1243 në total dhe Fatmir Xhafaj po shkon i sigurt drejt mandatit edhe pse renditej i 23-ti në listë.

Xhafaj ka marrë deri tani 7783 bashkë me votat e njësisë 10, ku numërimi ishte elektronik. Pas tij renditet Balluku me 6997 vota.

Në listën e Partisë Demokratike, më i votuara deri tani është kryetari i Partisë Lulzim Basha me 5240 vota. Ndërkohë, i dyti në listë si më i votuari është ngjitur Agron Shehaj me 4221 vota.

Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani, për çdo Qark.

7 komente në “Votat për kandidatët, Fatmir Xhafaj i sigurtë drejt mandatit. Agron Shehaj i dyti më i votuar te PD”

  1. Beni says:

    Xhafaj e meriton të jetë një nga deputetët e parlamentit. Njeri fisnik e me i kën plotë. I bën nder parlamentit.

    1. Lomy says:

      Po se e ka pas mamin llapiste te partise se punes

  2. Tiku i kolektorit says:

    Ky xhafaj vertet shume burre i mire se e ka rregulluar veten dhe farefisin si s’ka me mire dhe ka nxjerre vellain qe t’i mbledhi vota ne kembim te favoreve ne te ardhmen . C’e pyet zoteri i vertete! E meriton s’ke c’i thua!

  3. Tarad says:

    Pse ti o legen, nuk do ndihmoje vallane nese do kandonte. Cdokush do e bente kete.. Prandaj, shko bejnate pune qe di te besh, nderro filtrat e kolektorit.

  4. ardi says:

    Xhafaj eshte babai i reformes ne drejtesi edhe eshte i vetmi ne parti qe spjerdh na rama,ishte dhe ruci me majkon po ata moren te gjatin

  5. Vlen te jete Xhafa says:

    Ne fakt me mire nje njeri qe njeh politiken prej vitesh sesa nje si shalsi,bushati apo fidel ylli qe kane hyre per te realizuar interesat dhe as marrin vesh nga politika, duhen deputet te njohin politiken, jo te flitet brockulla ne parlament. Ai vjen nga regjimi komunist, edhe qe thoni ka vellai te lyer me penalitet, apo ato qe thashe jane aty per interesa vetjake, se duan deputet e pozicione ne institucione, po ska deri diku ai ka punuar per projektin e ref.drejtesi qe drejtesia po vonon shume per korrupsionin. Dhe eshte njeri qe njeh mire parlamentin, eshte ironik, por nuk degjenerohet si sot qe eshte si cirk. Gramoz Ruci sduhet boll ishte aty sdha gje vetem si cirk e beri, po ky po luan guret vetem te jete aty se fieri se do me. Duhet Xhafa aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje