“E cilësoi Gërdecin aksident teknologjik”, kush është ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë që iu sekuestruan karburantet e tokat në Vlorë

28 Prill 2021, 12:19Kronika TEMA
“E cilësoi Gërdecin aksident teknologjik”, kush

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është cilësuar  si “miku i kriminelëve” dhe gjyqtari “gjysmëmilionë eurosh”.

Ai është eliminuar nga Vettingu për shkak të vendimeve tepër të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin dhe mosplotësimit të komponentit të vetëm atë të pastërtisë së figurës.

Shkëlzen Selimit iu sekuestrua nga SPAK ditën e sotme trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të babait të tij, Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi sërish të babait të tij, Kujtim Selimi.

Top Channel në korrik të vitit 2018 publikoi ekskluzivisht dokumentin sekret ku tregoheshin lidhjet e tij me grupet kriminale zonën e Fierit.

Nga dokumenti kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje.

Ai liroi për 3 ditë nga burgu trafikantin e njohur, Fero Dervishaj. Gjithashtu, gjyqtari, ndërhyri në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij Arben Isufajt në Itali, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, dhe i dënuar në të kaluarën për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine.

Shkëlzen Selimi ishte gjyqtari që bashkë me Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin, e cilësuan Gërdecin si aksident teknologjik duke zbatuar urdhrat politike të qeverisë Berisha.

Madje Selimi nuk u mjaftua me kaq, por ndodhej shpesh në shoqërinë e autorëve të tragjedisë së Gërdecit si Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Top Channel

9 komente në ““E cilësoi Gërdecin aksident teknologjik”, kush është ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë që iu sekuestruan karburantet e tokat në Vlorë”

  1. k says:

    I uroj që familja e tij të ketë “fatin” e gërdecit.

  2. dulla says:

    e cbene keta e zhveshen nga xhevahiret qe mbante.
    Po ato te fshehurat ?
    Pse jo ne burg ?
    Ky gjygjtar mbase nuk behet me por, pune e madhe. Hap zyre avokatie

    1. ben says:

      sakte, keta maskarenj duhen futur menjehere ne birruce per krimet qe kane bere duke dhene vendime ne favor te miqve te tyre kriminele. Per keto favore qe u kane bere, kriminelet i kane paguar me para te pista qe i ben ata bashkepuntore ne krimet perkatese.

      1. Gogogo says:

        Gjyqtaret kane shume gjynahe mbi vete. Hiqja nga drejtesia dhe marja e prones eshte denimi me i madh per hajdutet.

  3. tony says:

    BURG, BURG BURG per kriminelin se ai ka akoma pasuri të fshehura.

  4. Ushtaraku says:

    Aksident teknollogjik …po cfare teknollogjie kishte ne Gerdec mo zagari Sales te ishte per teknollogji eshte fabrika ne Polican me profesionista qe smarin dot rrogat dhe jo me femije ne pune e ne mes te qendres se banuar turp …te zente haku i atyre te vrareve dhe te gjymtureve ne Gerdec …

  5. Bona korcari says:

    Ky mashkull plehre qe natyra e ka bere 1. 20 cm, ka bere ligesi te medha pervec korrupsionit te pashembullt, por si eshte e mundur qe ai shkarkohet per lidhje me krimin dhe pasuri te pajustifikuara, ndersa bashkeshortja qe eshte me keq se ky, lihet te vazhdoje detyren, pavaresisht qe te dy bashke kane levizur dhe me mjerin e nje krimineli. Bashkeshortja e tij qe grindej me kolegen e tij edhe kjo e konfirmuar ne detyre( B.H) me ulerima ne zyrat e gjykates per arsye se njera kishte marre me shume leke se tjetra dhe ulerimat i degjonin edhe jashte gjykates. A ben te paditurin SPAK( aspaku) qe nuk gjen dot gjithe ato pasuri te tjera qe ka ky monster, parate e te cilit i ka vene ne pune vellai i tij gjija ne veprimtari ndertimi dhe ai krimineli tjeter i ndertimit qe nuk do ta zbuloje e ta ngacmoje drejtesia jone e re me Spak( aspakun), apo do ta vjele shefi i paafte Kraja. Te huajt duhet ti bejne presion a/ Spak ti mxjerre pasurite e pafund te SH. Selimit. Ka plot menyra per tia zbuluar nese duan. Gjejani, merrjani e lereni reugeve kete super ndyresire.

  6. Aqif leshteriku says:

    Parate dhe pronat e ketij plehres i ka kaluar dhe i punon i vellai e keiminele te njohur. Duhet hetuar thelle se keto qe i jane sekuesteuar nuk jane as 20%. Dhe nuk kuptohet si mind te rrije ne deryre gruaja e ketij qe eshte me minster se ky? Germo tare germo.

  7. rexha 10 says:

    SI MUNDE TA QUASH :GABIM TEKNOLOGJIKE NGJARJEN NE GERDEC.
    ATHERE LINDE PYETJA , NE BAZE TE KUJTE TEKNOLOGJIJE U NGRITE DEMONTIMI I FISHEKEVE ?KUSHE ISHTE INXHINIERI QE E NGRITI FABRIKEN E DEMONTIMIT ????DHE CILA MAKINERI E SHKAKTOI SHPERTHIMIN E GERDECIT NGA DJEGJA E BARUTIT????DHE PERSE NUKE ISHIN NDERTUAR OBJEKTI I PUNES NE BAZE TE NORMAVE TE SIGURESES SE JETES SE PUNTOREVE???DHE SA FEMIJE HUMBEN JETEN?.ASE KY KOQJA GJYGJETARE NUKE E KUPTON TEKNOLOGJINE E DEMONTIMIT TE ARMEVE ,SEPSE NUKE JA KA IDENE SE C’FARE DO TE THOTE KJO FJALE.PO SALIU PSE E QUAJTI :KRIME SHTETI????PER C’FARE TEKNOLOGJIE FLETE KY PALACO GJJYQTARE KURE ATY PUNONIN FEMIJE QE LUNIN ME FISHEKET ME BARUTE ,SEPSE NUKE DININ SE C’FARE BEHEJ.A TE LEJONE TEKNOLOGJIA E JOTE TE PUNESOHEN FEMIJE NE ATE GROPE TE ZEZE ,SEPSE VETEM FABRIKE E DEMONTIMIT NUKE MUNDE TE QUHEJ AJO. SHIKOJE NJE HERE FILMIN :QENTE E LUFTES:DHE DO TA KUPTOSHE QE VETEM TEKNOLOGJI NUKE KISHTE.
    TI MUNDE TE JESHE VETEM GJYGJETARE I LEKUT ,DHE NUKE TE BIE NDERMENDE SE VDIQEN FEMIJE DHE TE RINJE.MOSE I HENGESH KURRE ATO PARA GJAKU ,DHE TU BEFSHIN ILACE.SHPRESOJE QE TI KAPESH NJA 30 VITE MBRENDA MORE SHPIRTE KATRAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje