Greva në aeroportin e Rinasit: Gjykata e Apelit liron nga qelia kontrolloret

27 Prill 2021, 12:57Kronika TEMA

Gjykata e Apelit liron nga qelia kontrolloret e aeroportit të Rinasit.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje për Armando Fezgen dhe Muhin Mezin që mbaheshin në burg, ndersa Flora Ndreca, nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.

Tre kontrollorët u arrestuan pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Tre kontrollorët akuzoheshin për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

7 komente në “Greva në aeroportin e Rinasit: Gjykata e Apelit liron nga qelia kontrolloret”

  1. Sara says:

    hahaha… a ju lumte ajo pjesa juaj me e shendetshme….

  2. Tirona says:

    Nese keta gjyqtare nuk jane perballur me akoma me Vettingun kur tju vije rradha do ta kene te veshtire kalimin e tij. Udhetaret qe fluturojne nga rinasit, ekuipazhet e avjoneve me udhetaret qe fluterojne mbi teritorin e shqiperise do te jene gjithmone te stresuar deri sa nga kulla e kontrollit do te kontrollojne Ata kontrollore qe firmosen me doren e tyre se nuk mund te punojme nenstres , Ata nuk duhet te riktheheshin ne detyre, priteni tani qe keta qe u kontrollore qe u liruan nga qelia ti shikojme perseri ne karriken e kulles se vrojtimit

  3. Atdhetari says:

    Vazhdon mosndeshkimi ne Shqiperi…. Shtet pe leshi…

    1. Ganiu says:

      Atdhetar , s eshte keshtu shoku , mos kujto se gjykimi ne gjendje te lire zbut akuzat , jo jo jo shoku , asgje nuk zbehet , thjesht kur te vije koha …..cdo gje ne kohen e duhur ….akuzes nuk i hiqet asnje presje …si ne paraburgim ashtu dhe gjykimin e gjendjes se lire , denimi eshte i njejte ….eshte tjeter gje te futen dosjet neper sirtare dhe te mos denohen dhe tjeter gje te denohen ne gjendje te lire …..mos u nxitoni , kuptohet fare qarte qe qytetaret jane te indinjuar , dhe kerkonin ndeshkim te menjehershem , por mos te harojme se dhenia e nje shanci te dyte nuk eshte fundi i Botes ….ata mesimin e moren , thjesht nuk eshte e kollajte zevendesimi i tyre ne menyre brutale , pasi Shteti Shqiptar ka dhene shuma te medha per trainimin e tyra jashte , kjo nuk eshte arsye te quhen te pazevendesushem …..e verteta eshte gjithmone ne mes …..

  4. zoi says:

    Turp qe keta plera lirohen nga burgu, nqse drejtesia vazhdon keshtu me mire te mos krijohet….

  5. Piktori says:

    Perseri avazi i vjeter me sistemin e ri. Ja perse nuk behemi dot shtet sepse drejtesia nuk eshte per te gjithe e barabarte para ligjit . TURP

  6. Piktori says:

    Perseri avazi i vjeter me sistemin e ri. Ja perse nuk behemi dot shtet , sepse drejtesia nuk eshte per te gjithe e barabarte para ligjit . TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje