Mbyllet numërimi në dy bashki të qarkut të Gjirokastrës, fiton PS

26 Prill 2021, 10:46Kronika TEMA

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë Memaliaj. Sipas të dhënave të deritanishme bëhet me dije se në këtë bashki fituese është Partia Socialiste.

Partia Socialiste ka grumbulluar 3279 vota, Partia Demokratike 1104 dhe LSI vetëm 1000 vota.

Po ashtu pak më herët është mbyllur procesi i numërimit të votave për Këlcyrë, ku dhe në këtë bashki rezultatin më të mirë e ka marrë PS.

Sipas rezultateve të deritanishme mësohet se PS ka marrë 1750, PD 1070 dhe LSI 509 vota.

Ndërkohë tashmë është duke vijuar procesi i numërimit për bashkitë e tjera që janë pjesë e qarkut të Gjirokastrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje