Vrasja e Xhuvanit, arrest me burg për Arbër Paplekajn dhe 10 të dyshuarit. Zbardhet dinamika e grupit të armatosur të PD! Si u arratis autori deri te vetëdorëzimi

26 Prill 2021, 10:22Kronika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në burg të gjithë të akuzuarit për përplasjen me armë para zgjedhjeve. Ish-oficeri i policisë Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani do të qëndrojnë në burg.

Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për Arbër Paplekajn dhe dhjetë të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë në 21 prill.

Prokuroria deklaroi në seancë se pak ditë më parë Arian Hoxha ish zyrtar i lartë policie, shef sigurie i shtabit për mbrojtjen e votës nëe PD, ka telefonuar policinë që një qytetar Mehmet Greca po shpërndante para. Për këtë arsye ata e kanë bllokuar mjetin pa targa, i kanë marrë çelësin e nuk e kanë lënë të lëvizte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i lartë të forcave Shqiponja e po kryenin veprime.

Papritmas ka thënë zv prokurori, pa e saktësuar si, janë dëgjuar të shtëna armësh e ka mbetur i pajetë Pjerin Xhuvani.

Autori i dyshuar është Arbër Paplekaj thotë prokuroria.

Sipas organit të akuzës, Paplekaj kur ka tentuar të largohet i ka vënë pistoletën në kokë një qytetari, i ka marrë automjetin e është dërguar në repartion RENEA në Tiranë ku dhe është vetëdorëzuar, ndaj është ngritur akuza e vjedhjes me armë, për mjetin që ka përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që seanca është zhvilluar sot nën masa të rrepta sigurie, ku që në orët e para të mëngjesit forcat speciale RENEA e kanë marrë në mbrojtje godinën e gjykatës.

Te akuzuarit:

1.Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;

2.Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

3.Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

4.Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

5.Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

6.Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

7.Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

8.Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

9.Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

10 Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

11.Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve

9 komente në “Vrasja e Xhuvanit, arrest me burg për Arbër Paplekajn dhe 10 të dyshuarit. Zbardhet dinamika e grupit të armatosur të PD! Si u arratis autori deri te vetëdorëzimi”

  1. Altini says:

    Berisha, Basha dhe Bardhi jane ne liri, ndersa kamikazet e tyre shkaterrojne nje karriere dhe familje per t’i sherbyer qorrazi dhe ne kundershtim me ligjin PD-se.

  2. Alb says:

    Ketyre do tu behet gjyqi sipas zakoneve shqiptare keto jan gjyqe kot te rroj ai pederasti bardhosh pa ju iket per lesh kari.

  3. loku i shpelles blu says:

    nuk ju mbron dot me saliu o ju shkerdhefte kina robt

  4. Timi says:

    Fusni ne burg edhe Berishen,Bashen, Meten, dhe Bardhin.
    Denim maksimal per te gjithe!

  5. a says:

    mbas tyre te gjithe te tjeret edhe ataqe i organizuan

  6. AUS says:

    Ju presin femijte dhe grate ne shtepi o gallofer,po si beheni viktima kaq lehte dhe nuk mendoni me gjate se hija juaj.Aty rini tani se ate mendje keni po dhe sikur nje dite te dilni jashte do ju rendoje hija e nje vrasesi dhe do ja u bejne njerezit me gishte!

  7. Bardha says:

    Kafshet e shpellave donin me qelbe qytetare e Elbasanit

  8. Mish per top..... says:

    Brenda me ta duhet te jete dhe fashisti Gazmend Bardhi qe u terbua e lihte si qen i terbuar.Ja cfare ben Pd ja i vret shqipetaret per interesat te veta. Gjen budallenj e i ben mish per top.Cju desh tropojaneve ne Elbasan…Pd ja kerkoi prap 97 ten por kete rradhe i ngeci sharra ne gozhde. Pse genjen more tropojan pse qellove nje te pambrojtur….dhe thua per vetembrojte.Vetembrojtje kunder kujt njeriut pa arme ?????Turp perju dhe kush ju drejtoi juve.Koha juaj perendoi. Populli normal me keto zgjedhje u nda njehere e mire nga bishat si ju. Shqiperia do eci perpara dhe te gjithe si juve do I neneshtroheni drejtesise.Mjaft me me ju.

  9. Nuk ka gjyq pa u marre haku dhe zhdukur faren e Djallit nga Shqiperia .
    Zhdukni pederastat bardhi basha pa humbur kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje