Plagoset me thikë polici në qendrën e votimit në Fushë Arrëz nga militanti i PD, shpallet në kërkim autori

25 Prill 2021, 20:36Kronika TEMA

Një punonjës i policisë është plagosur me thikë në Fushë Arrëz, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një 32 vjeçar, që sipas burimeve të gazetës, është militant i PD.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

1 komente në “Plagoset me thikë polici në qendrën e votimit në Fushë Arrëz nga militanti i PD, shpallet në kërkim autori”

  1. studenti 1 says:

    Kapeni qenin dhe lidheni ne maje te shtylles ne qender te Pukes, me qellim qe te mos i shkoj askujt ma ne mendje per te ngritur doren ndaj policit te shtetit.
    Gjithsesi inspiritedn ky zagar e ka marr nga kom. Pergjith i Forcave te Armatosura. Ky i fundit duhet kryqezuar ma perpara ketij zagarit qe ka plagosur policin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje