Bëri thirrje se do të digjte kutitë e votimit, shoqërohet i riu me lëndë djegëse në Fier

25 Prill 2021, 20:11Kronika TEMA

Shoqërohet nga policia e Fierit një i ri i cili pak momente përpara se të dilnin kutitë e votimit nga qendrat e votimit në Agim në Njësinë Administrative Libofshe me një shishe me lënde djegëse në dorë ka bërë thirrje se do të djegë kutitë e votimit.

I riu nuk e ka hedhur shishen, ndërsa qëndronte me shishen e ndezur në dore përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit.

Policia e cila ndodhej në këto mjedise për mbarëvajtjen e procesit, e ka ndaluar, ndërsa më pas është shoqëruar për në mjediset e komisariatit.  Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen.

1 komente në “Bëri thirrje se do të digjte kutitë e votimit, shoqërohet i riu me lëndë djegëse në Fier”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Tjeter turk i piset……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje