Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive për ish gjyqtarët Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.
Soreca në postimin e tij në rrjetet sociale e ka cilësuar një lajm të mirë se sipas tij ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
Ja çfarë shkruan Soreca:
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë.
shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon.”