Dibër: I riu me probleme mendore vret vëllain e tij

29 Prill 2021, 09:13Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin.

26-vjeçari Florian Tonuzi ka goditur me thikë vëllain e tij Benard Tonuzin 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakderdhjes.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është larguar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje