Vjedhja e lopëve dhe viçave, makth për fshatarët e Zadrimës: Rrimë roje natën, do bëjmë vetëgjyqësi

30 Prill 2021, 15:39Kronika TEMA

Vjedhja e disa bagëtive brenda një muaji në fshatin Baqel të Lezhës është kthyer në një shqetësim serioz.

Në zonën e Zadrimës, banorët kryesisht jetojnë me bujqësi dhe blegtori dhe vjedhja që po u ndodh çdo muaj është një dëm i madh për ekonominë e tyre.

Në këto kushte, fermerët tregojnë se janë të detyruar që të bëjnë roje gjatë natës për të mbrojtur banesat dhe bagëtitë e tyre.

Sipas banorëve të kësaj zone, policia nuk ka reaguar për rastet që këta të fundit kanë bërë denoncime, duke bërë që të ndihen edhe më të pasigurt në pronat e tyre.

Nga kontaktet e marra me Drejtorinë e Policisë së Lezhës, nuk jepet informacion në lidhje me vjedhjet e shpeshta që ndodhin në fshatrat e Lezhës, ndërsa qytetarët apelojnë që nësë shteti nuk ndërhyn, ata do përballen vetë me vjedhësit duke bërë vetëgjyqësi.

 

6 komente në “Vjedhja e lopëve dhe viçave, makth për fshatarët e Zadrimës: Rrimë roje natën, do bëjmë vetëgjyqësi”

  1. Admir says:

    Ine kush baqeli, futen 7 m nen tok prej frike, c’è beri baqeli totenhem, hahahah

    1. Fufi says:

      Jane alienë vjedhesit.

  2. Fshatari says:

    Mbroni veten, të nderuar fermerë, mbasi hajdutët njëkohësisht janë edhe kriminelë.
    Ruani pronën tuaj. Nëse u vijnë hajdutë, shtini në ajër, i plagosni dhe jeni të fituar.
    Deri tani policia ka ruajtur hajdutët më të mëdhenj të votave nga lsi, pd dhe ndoshta edhe nga ps, po kjo e fundit nuk është shumë e besueshme.
    Hajdutët e bagëtive e kanë kallauzin brenda fshatit, ta dini.
    Unë e di se jam fshatar dhe jam përballur me këta pisa.

  3. qytetar says:

    Mjaton te telefononi Mzatin e Kamzes dhe zgjidhet problemi.

  4. Poko says:

    Do te kene shkuar per me kullot ne malesine e Mirdites,shifni nji here andej.

  5. sapa says:

    Si po ndodh ky “fenomen i ri”ne Zvicren e Rames?a mos duan ti prishin imazhin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje