Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, deklaroi se marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara, janë sot më keq sesa gjatë Luftës së Ftohtë, e kjo sipas tij vjen për shkak se mungon respekti reciprok.
Lavrov tha se Moska është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Washingtonin, por SHBA-ja shtoi ai, duhet t’i japë fund sjelljes si sovrane” teksa grumbullon aleatët e saj kundër Rusisë e Kinës.
“Gjatë Luftës së Ftohtë, tensionet ishin të larta dhe paraqiteshin shpesh situata të rrezikshme krize, por kishte dhe respekt për njëri-tjetrin”, tha ministri i jashtëm rus në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Rossiya Segodnya. “Tani më duket se ka shumë deficit në këtë drejtim”, shtoi ai.
Në fillim të muajit te kaluar, administrata Biden e fshikulloi Rusinë me sanksione për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, si dhe për përfshirje në hakerimin e agjencive federale, që Moska i mohon me forcë.
Moska, së fundi, u ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Europian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë. Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. “Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.
“Veprimet e tilla nga Bashkimi Europian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.
po vejni sanksione totale ketyre Ruseve .
tani europa te kercenoj turkun,per te humbur vemendjen ngaj pafuqise se saj kunder muzhikut rus,shpejt te gjejme nje viktime per ti erresuar syte popllit tone europjan dhe amerikan qe kemi mbi 60 vjet qe i genjejme duke i thene qe ne nuk na kercenon askush,prandaj viktima qe populli jone europjan duhet mos ta kuptoj kercenim rus,eshte turqia ajo eshte problemi i gjithe botes,ja pyesim macronin ai i di te gjitha,shpejt te gjejme nje klecke kunder turqise dhe iranit po qe nevoja dhe te fillojme kercenimet me saksione se me muzhikun nuk u beka shaka,kam frike se po u nxeh edhe pak putini do arrij ne kufinjte e gjermanise,sa keq per europen bythqire,rroft lufta e trete boterore,haku i shqiperise do dali ne kete lufte te shenjte,boll keni lozur me shqiperine,lufta do ti laj te tera hesapet dhe te keqijat qe keni bere moj kurve europe me vendet e vogla dhe te varfera,tani me urimin e kesaj lufte lumturia juaj do te shnerrohet ne hillerim.RROFT LUFTA E TRETE BOTERORE.