Panik në Rinas, avioni frenon në nisje, tmerrohen pasagjerët

1 Maj 2021, 17:26Sociale TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit, ku është përfshirë avioni i një linje ajrore.

Sikurse bëhet me dije, një avion ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit. Bëhet fjalë për një linjë qe do të nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër, raporton A2.

Në momentin e nisjes, avioni ka marrë shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj piloti është detyruar të frenojë beftas.

Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar. Një tjetër linjë ka marrë më pas pasagjerët për ti dërguar ata në destinacionin e tyre.

5 komente në “Panik në Rinas, avioni frenon në nisje, tmerrohen pasagjerët”

  1. Mos moree says:

    Lajm futja kot e pa kuptim
    Ç i botoni keto fare lajmesh me keq se tellallet e qemoti. Edhe ata ishin me te sakte

  2. Shkrimtor says:

    Avioni i nje linje ajrore. Dmth i linjes Qerimi ? Apo i linjes Gaxhiu ?
    Apo ishte avioni me guzhinjeta i Hasonit ?
    Avioni i nje linje ajrore (+5 fjale). Ok Tema, 3 leke per fjale

  3. toni says:

    “Avioni ka marre shpejtesi tej normave te lejuara” ?!
    E c’thua o gazetar??? Patjeter ka pat ndonje sinjal avarie dhe eshte detyruar te abbort take off.

  4. Niku says:

    C’lidhje ka fotoja me lajmin? Apo varja thuaj, vur ca police nga te aeroportit se lidhet mire e gjitha.

  5. Edlira says:

    Keshtu eshte kur punon me “gazetare”,qe kane mbaruar tek universiteti “Kristal”….???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje