Dështimi i opozitës dhe oferta e Ramës

2 Maj 2021, 10:44Politika TEMA

Nga Dr. Ndue Bardhi

Zgjedhjet kanë përfunduar, tash partitë kryesore duhet të tregojnë pjekuri dhe të kenë vullnet  për të rishikuar planin strategjik te veprimit te mëtejmë politik. Në këtë sens opozita duhet të gjejë kurajo që të përballojë humbjen dhe të rishikojë shkaqet e dështimit të radhës, ndërkaq maxhoranca e rikonfirmuar duhet të përmbushë pritshmëritë e sovranit i cili i dha mandatin historik ( tri mandate qeverisëse).

Gjithsesi, këto dy cështje duhen  analizuar me kalimin e kohës, por ajo që është e rëndësishme dhe kërkon  gjykim të ftohtë ka të bëjë me situatën para dhe pas zgjedhore. Nga ky aspekt lajmi kryesor është: dështimi i  PD-së që nuk arriti të përmbushë objektivin si subjekt politik dhe nga ana tjetër është fitorja bindëse e PS-së ku Rama ka përmbysur të gjitha parashikimet e kritikëve të tij duke u rikonfirmuar si kryeministrit për të tretën herë radhazi.

Në këto kushte ,pyetja që shtrohet është : përse humbi opozita dhe cilat ishin shkaqet?! Shkaqet e dështimit janë të shumta për rrjedhoje analiza duhet të nisë te situata parazgjedhore duke u ndalur te dita e zgjedhjeve dhe më pas duke konkluduar atmosferën pas zgjedhore.

Sic thotë një fjalë e urtë popullore, siç e nisën e bitisën, çka do të thotë se PD dhe LSI filluan dhe mbaruan me histori dështimi. Mjafton të kthehemi pas në kohë dhe aty e gjen shkakun kryesor: braktisja e parlamentit dhe më vonë ajo e zdhjedhjeve lokale ishin veprime të paprecedenta dhe idioteske. Ashtu si shumica, kam patur bindjen e thellë se qysh aty nisi tatëpjeta e veprimit opozitar për të qenë sfiduese reale e zgjedhjeve.

Një tjetër shkak tejet i rëndësishëm dhe që pati kosto të madhe në këto zgjedhje ishte bindja kolektive e shqiptarëve se opozitën e drejton dhe e menaxhon dyshja Berisha- Meta. Nuk ishte rastësi që mbi këtë logjike kryeministri Edi Rama e orientoj debatin publik dhe drejtimin e fushatës.

Nëse hyjmë në detaje një tjetër element i rëndësishëm i humbjes së opozitës ishte dhe mbetet mungesa e besimit të lidershipi i saj i cili nuk ngjalli as frymë dhe as besim.  Për më tepër Basha dhe Monika  nuk e patën të lehtë përballë një kryeministri dhe një qeverie  të cilët duam apo jo përballuan me sukses dy momente kulmore siç ishte pandemia dhe tërmeti.

Për t’i vënë vulën humbjes së radhës mjafton të kthejmë shiritin prapa dhe aty del të pah, fjalori lajthitës dhe hyrja në fushëbetejë e Presidentit të Republikës i cili  e hodhi opozitën në gropën e destruktivitetit. Pra, përgjithësisht këto janë disa nga shkaqet e humbjes dhe dështimit të radhës së opozitës… Tashmë është në dorën e anetarësisë së PD-së dhe në drejtuesve të saj për të rishikuar dhe berë një katarsis brenda skuadrës së tyre ku në opinionin tim timonieri i deritanishëm duhet t’i dorëzojë çelsat dikujt tjetër. Gjithsesi kjo është cështje e brendëshme e tyre, por ajo që mund të them është se me Bashën jetëgjatësia e Ramës në pushtet nuk do të njohë limite.

Aktualisht me shumë sesa fati i lidershipit të PD-së është së cfarë përfituan shqiptarët dhe Shqipëria nga këto zgjedhje. Pikësëpari mendoj se këto zgjedhje patën një risi: ishin të paqta te qeta duke  u respektuar vullneti i qytetarëve. Më së miri këtë e konfirmon faktori ndërkombëtar, kryesisht  SHBA dhe BE, të cilët  në mënyrë të “rrufeshme” legjitimuan procesin zgjedhor duke  uruar Ramën për mandatin e radhës dhe Bashën për impenjimin e në proces.

Një tjetër element po aq i rëndësishëm ka të bëjë me faktin se për herë të parë Shqipëria u zgjua më 27 prill si një vend që ka lënë prapa krahëve kaosin e procesit të numërimit dhe të kontestimeve.

Pra, Shqipëria në sytë e aktorëve ndërkombëtare gradualisht po del nga qerfulli i tranzicionit dhe po shtron udhën e e përmbushjes së kritereve për të qenë shtet dinjitoz dhe me demokraci të qëndrueshme. Në vijë të këtyre konstatimeve shoh edhe qëndrimet e kryeministrit Rama i cili në cdo dalje publike para dhe pas zgjedhjeve ofron bashkëpunim me opozitën.

Pra, Rama përveç të qënit kryeministër kërkon të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi me opozitën. Ai  kapet fort pas  ofertës për bashkëpunim  mes maxhorancës dhe opozitës për gjera madhore. Këto elemente kanë të bëjnë kryesisht me hedhjen pas krahëve të politikave konfliktuale dhe nga ana tjetër me unifikimin politik që ka të bëjë më cështje te rëndësishme  për vendin dhe kombin.

Sinjalet e kryeministrit janë shprësëdhënëse! Tash duhet të presim a do ta kapërdijë opozita humbjen? A do të zgjidhe konfliktin e brendëshëm që tashmë e  ka shpërthyer dhe më kryesoja a do të gjejë forcë lidershipi i PD-së të ndahet njëherë e mirë nga lideri de fakto?!.

Duke u nisur nga këto dilema, sado oferta e kryeministrit mund të jetë e sinqertë, idetë mbeten në kuadrin teorik për sa kohë që PD-ja nuk zgjidh cështjet e brendëshme dhe nuk hedhin hapin e madh të bashkëpunimit. Cdo projekt për t’u implementuar në praktike kërkon dy palë: Rama thotë jam i gatshëm, tash mbetet të shohim cdo të bëjë opozita?!

Në pritje të zhvillimeve dhe në vend të konkluzioneve duhet theksuar me forcë: tash nuk kemi asnjë çast kohë për të humbur. Shqipëria dhe kombi shqiptar meriton të jetë pararoje e rajonit si në aspektin e funksionimit të shtetit po ashtu edhe në unifikimin e kombit.

Autori është Dr Shkencave Mjekësore dhe President i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare ( SHOSH)

9 komente në “Dështimi i opozitës dhe oferta e Ramës”

  1. miri says:

    NJE ANALIZE REALE PER HUMBJEN E ZGJEDHJEVE NGA OPOZITA
    PO KU JANE “ANALISTET” QE PAGUHEN(realisht nuk e di kush i paguan) DHE BEJNE VETEM BLA BLA BLA
    PERGEZIME DrBARDHI

  2. Pse deshtoi opozita , aq takat ka patur dhe ka realisht , mos prisni qe dhija te linde VIC , e shumta KEC do beje !

  3. Aleksander says:

    Me opoziten duhet bashkpunua per te mire e Shqiperis, jam shum dakort,
    lulashi e meriton te jete minister ne Qeverin e 3 te Kryeministrit Rama,
    Pra propozoj lulashin minister te puneve te kota. Eshte nje ministri shum e rendesishme per aftesit e ti.
    Munsisht pa portafol.
    Ashte shum per lulashin?

  4. trendafili Permetit says:

    Veç te tjerave, fajet e saj dhe lidershipit opozitar qe eshte medioker ne organizimin dhe drejtimin e “kooperatives” demokratike (nuk besoj se ka bere lenden e organizimit ne universitet ai) , opoziten e humben dhe mediat dhe gazetaret e saj, bile e varrosen persegjalli Pse? Sepse e mbronin me vend dhe pa vend, pa te drejte gje qe kjo i shkaktoi kenaqesi epshi ma orgazem.

  5. abaz masha says:

    Dr Ndue Bardhi te pershendes shoku im i bankes ne Shkollen Ushtarake “Skenderbej”. (1965-1069). Njekohesisht te pergezoj per kete shkrim te bukur dhe dinjitoz.

  6. Patriot says:

    Per cfar zgjedhjesh flisni ju? KQZ deklaron qe 46% kane votuat e popullsise dhe 54% qe eshte shumice duhet ti nenshtrohet pakices. Keto quani zgjedhje te ndershme apo makinat e te gjitha partive kryesere te mbushura me para dhe karta identiteti falco? OSBE vjen diten e dasmes me luge ne brez dhe thote qe pilafi qenka shume i mire, nuk e di qe ai eshte gatuar me oriz me krimba por ate dite i fusin shume gjalp me parate e taksa paguesve qe ti vij era mire per 24 ore. Sepse kur gjalpi ftohet ngrin dhe nuk ka me aroma, pra hudhet ne plera.

  7. Jevi says:

    Analiza e bere ka fakte qe e bejne reale humbjen.Ne analize nuk thuhet se c’far eshte Basha per shumicen e popullit me vrasjet e 21-janarit e cila u perserit gjate kesaj fushate.Basha ne syte e shqiptareve eshte i koruptuar me aferen e rruges se kombit ,ku Ai e mbylli procesin me procedure. Basha ne sy te popullit eshte shites i detit,te cilin gjykata kushtetuse e rrezoj po Ai i mbrojtur nga mentori tij u amnistua,Ne shume raste Basha ka marre ne mbrojtje shume te koruptuar (rasti Fullani,Gjin Gjoni,Lazaratasit e shume te tjera).Dy sandarte paraqiti edhe ne kete fushate.Ne rastin e Kavajes ku u plagos nje anetar i PD beri namin duke akuzuar pa drejtesisht qeverine kur grindja ishte mes te rinjve per shkaqe banale.Ndryshe ndodhi me vrasjen ne Elbasan, ku mercenaret e tij ne ,kundershtim me cdo ligj ,vrane nje qytetar dhe u plagosen disa te tjere.Ne kete rast Basha morri ne mbrojte vrasesin.Si keto ka plot te tjera.Nga ato qe shkru anartikullshkruesi dhe per sa me larte,qysh mund ti jape voten qytetari shqiptar?Do te bente mire t’a linte kryetarllekun per dike qe eshte me pak i implikuar dhe natyrisht me i kulturuar.

  8. Taulant says:

    Patriot.
    Fonetiken e ka tek zorrë e trashe e shpellarit Berishe.
    Zgjedhjet e 25 Prillit, kane fitues dhe humbes, por ti aq kupton.
    Te rrosh vet se mendja te ka leje.

  9. Po pse more Lulash akoma je ne gjume Dımrı ka dale dhe te gjıthe amfıbet kane dale nga toka dhe po ndertojne jeten e tyre Ndersa tı akoma me enderrat e dımerıt,
    Votımet u kryen dhe dolen fıtuesıt dhe humbesıt Tı dhe shefıyt Salı sı edhe heret tjera dolet humbesa Gje qe prıtej se sıc thote popullı kush mungon bluan dhe korr arrıtjet e punes Puna e jote qe shpresoje me te madhe kryemınıster une Pa asnje perqındje te vogel zgjedhesısh Tı fluturon gjıthemone me preshe ne bythe Te shıkoje me mıre se sa njerez te ndıqnın nga prapa Ishın ato qe ı furnızoje me karburant dhe qe benın zhurme rrugeve te Shqıperıse,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje