Partia Social Demokrate e Tom Doshit mori tre mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Dy i mori në Shkodër dhe një në Tiranë, por vetë kryetari i kësaj partie, Tom Doshi dha dorëheqjen në mesnatën e 25 prillit.
Sapo kishte nisur numërimi i fletëve të votimit, Doshi u tërhoq nga drejtimi i PSD-së me pretendimin se do të pastrojë figurën e tij.
Kështu ai i hapi rrugë Meri Markiçit në Shkodër, si edhe Gertjan Dedës në Tiranë.
Ndërsa deputeti i dytë në Shkodër që mori mandatin është Gledis Çeliku, nr.2 i listës së PSD-së në Shkodër.
Këta pritet që të bashkohen me kolegët e tyre në parlament, ndërsa Doshi është shprehur se ka hequr dorë nga mandati, por jo nga partia.
Nga ana tjetër, Tom Doshi në një intervistë për media është shprehur i gatshëm që të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.
SUKSESE ÇUNA!
I madhi Tome Doshi.
Kush janë tre deputetët që Tom Doshi futi në parlament……
E pra, kush janë këta personazhe: c.v, rrethi familjar, rrethi katror, tepsia… ??? se po të ishte për emrat i dinim me kohë.
Urime Tom Doshi.Perkushtimi juaj per popullin eshte i jashtezakont.Do te ishte shume mire te kishim me shume Tom Dosha per popullin shqiptar.Malsori Boston