Më 25 prill Shqipëria doli nga udhëkryqi i rrezikshëm ku u gjend nga korrupsioni Berisha-Meta

2 Maj 2021, 12:29Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shqipëria në datën 25 prill të këtij viti, doli nga udhëkryqi i rrezikshëm ku u gjend: Berisha, Meta dhe Basha nuk i fituan dot zgjedhjet e 25 prillit.

Cili ishte udhëkryqi?

Udhëkryqi i rrezikshëm historik, ishte ky: me Amerikën në rrugën antikorrupsion, apo me Rusinë në shpëtim të korrupsionit Berisha Meta e gjithë të tjerëve si këta?

Fitoi rruga e parë.

Shqiptarët patën një mobilizim të çuditshëm në këto zgjedhje, kurse emigracioni shqiptar qëndronte si i ngrirë dhe brenda shqetësimit të vet.

Ishte Meta që shpalosi hapur antiamerikanizmin e tij galopant, me lavd drejt Rusisë. Por ishte edhe Basha e Berisha që nuk u distancuan prej tij. Atëherë?

Siç duket, këta do të kenë pasur shpresë nga Moska, sepse edhe ambasadori i Rusisë në Tiranë, dhjetë ditë para zgjedhjeve, foli duke thënë: “Po presim ndryshim politik në Tiranë”. (!)

Po çështja tani mbetet kjo:  kaq antishqiptarë paskan qenë të korruptuarit e degraduar të Shqipërisë! Sigurisht, kështu u shfaqën, si gjithmonë e njëlloj si të tërë krerët e korruptuar në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Është akuza për korrupsion që pritet t’u vijë nga SPAK, e cila kuptohet se i ka lëshuar këta të korruptuar drejt një fundi të tillë, por nuk përjashtohet edhe një aktivitet politik shumëvjeçar i tyre në këtë rrugë.

Hetimet e SPAK-ut po pritet që ta zbardhin  përfundimisht përpara opinionit publik këtë çështje, emër për emër. Shqiptarët po e presin.

Por, çfarë do të sjellë tani kjo kohë në Shqipëri kur mundësia për bllokimin e reformës antikorrupsion është sot një pamundësi absolute?

Në lidhje me këtë pyetje, na duhet të theksojmë se i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror, nën flamurin e zi të banditizmit Meta, u kuptua qartë se nuk po priste më shumë fitoren e Partisë Demokratike, sesa motivin për të bërë kryengritje. Po cili ishte motivi?

Motivi ishte i paracaktuar, sipas deklarimeve që u bënë gjatë gjithë muajit prill nga krerët e opozitës. Ata në kor përsëritën  rëndom gjatë fushatës se: “do të na vjedhin votat; do të na grabisin fitoren”. Dhe kjo ishte arsyeja që një pseudo-president si Ilir Meta na tha: “data 26 prill do të jetë dita e përmbysjes”, por, më përpara na kishte thënë se “do t’iu pres duart vjedhësve të votave”.

Pikërisht për këtë, na duhet të pyesim: ka qenë marrëzi kjo, apo pritshmëri? Në fakt një tablo të tillë e pamë edhe në Uashington, para disa muajsh. Edhe presidenti amerikan Trump, kështu luajti me zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar, njëlloj si këta tanët: me kryengritje paszgjedhore, pasi ai kishte paralajmëruar manipulimin e zgjedhjeve. Por, presidenti Biden deklaroi botërisht tani së fundmi se, në çështjen Trump, kishte ndërhyrë shërbimi sekret rus. Dhe ndërkaq dihet tani se kryengritja Trump u shtyp pa probleme në Uashington.

Por, duke i qëndruar thirrjes së Metës kundër Amerikës me përmendjen e raketave ruse, a nuk jemi edhe ne, në një rast ngjashmërie me çështjen Trump?!!

Po në Tiranë, ku janë tani kalanderët e kryengritjes?

Janë fshehur e nuk dalin. Kurse Metën,  komandantin e kryengritjes, po e shkarkojnë, dhe  Meta tani i qënka kthyer respektimit të sistemit ligjor. Pse kjo kthesë?!!

E dini pse? Sepse këtu janë 8000 trupa të ushtrisë amerikane, dhe ende ne nuk e dimë kërcënimin që ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri para disa ditësh me mesazh Ilir Metës. Vërtet mendonte ky fakir se mund të bënte një kryengritje proruse në një vend të Natos?!

Po Rama? Të shohim, a do ta çojë deri në fund shkarkimin e Metës këtë herë?

Nuk besoj se është në dorë të Ramës ky proces tani.

Megjithatë, neutralizimi i forcës shkatërruese të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, e cila, me motivin fals të manipulimit të zgjedhjeve, kishte strukturuar destabilizimin e Shqipërisë, sigurisht që është një fitore e madhe.

A e kuptoni tani se kush ka dashur të drejtojë Shqipërinë? Këta janë ata që u hoqën si “shpëtimtarët e popullit” dhe janë vetë këta kërcënues me kryengritje që tani kuptohet se po ndihen të trembur; po çfarë mund të bëjnë? Asgjë.

Në këtë rast, më e drejtë është pyetja: çdo të bëhet këtej e në vazhdim me ecurinë e demokracisë në Shqipëri?

Tani, e gjithë shpresa e shpëtimit të Shqipërisë është e përqëndruar te SPAK-u. A do t’i fillojë ky në Tiranë proceset penale kundër krimit politik të korrupsionit të lartë dhe, kundër krimit të organizuar që është i lidhur me këtë korrupsion?

Kjo është pyetja që ngrenë shqiptarët sot, të lodhur dhe me pesimizmin që iu imponon gjendja në Shqipëri.

Po politika amerikane, a e di këtë pritshmëri të opinionit publik shqiptar? Sigurisht që e di. Prandaj, pikërisht për këtë, ajo duhet të shpejtohet dhe, ditë për ditë, ta ndihmojë pritshmërinë psikologjike të shqiptarëve. Shqiptarët sot janë aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën; sepse analizat tregojnë që, dhe vetë izraelitët janë pas shqiptarëve në këtë kategori.

Duke u nisur nga legjislacioni aktual dhe përmendja e rregullt që po i bën këtij fakti politika amerikane, mendoj se goditja do të fillojë shpejt.

Po cila mund të jetë rruga ose ecuria e pritshme antikorrupsion në Shqipëri?

Ecuria me etapa të shpejta kohore, kuptohet se do të jetë kjo:

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta dhe procesi penal kundër tij.

Po pastaj?

Pastaj, menjëherë duhet të nisë hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror.

Tani që dosjet janë gati, SPAK që po drejtohet nga ekspertët amerikanë, si do të operojë?

Kjo pritet për t’u parë gjatë këtij muaji.

21 komente në “Më 25 prill Shqipëria doli nga udhëkryqi i rrezikshëm ku u gjend nga korrupsioni Berisha-Meta”

  1. Gogogo says:

    Cfare shkarkimi. Meta duhet arrestuar, ka mjaftushem fakte? Vetem arrestimi i jep kurajo reformes dhe tulat krimin e korrupsionin e larte. Ndryshe flitet kot.

    1. aaaaa says:

      Ne parim jam dacord me ca ke thene,por ke 8 vite qe po thuaj te njejta gjera dhe asgje nuk po ndodh,pervec atij fshatarit te prokurorise Llalla.Keshtu kane per te kaluar edhe 18 vite dhe nqs do jesh gjalle po te njejta do te thuash.Megjithate respekte per deshiren e mire.

      1. Yyyyyyyyy says:

        Fshatari i prokurorise Llalla ishte KRYEPROKUROR …

    2. Kalec Dega says:

      Avukat Taku, shpresoj qe vetem ne TemA te lejojne te shprehesh perkeqesimin mendor. Une shpresen per sherimin tuaj e kam te Vaksina Kineze….

  2. George says:

    SPAK duhet te filloje nga koka historike e krimit- Sali Berisha

  3. Drejtesia e munguar says:

    Ti Taku, pasi pi kafen e mengjezit, te fillojnë te bulcojne enderrat të pëerzjera me dëshirat. Jo po SPAKU jo po Rusia… Shijo pensionin o i shkrete se SPAKU nuk u krijua per te arrestuar Meten me Salen pasi dosje per ta nuk ka. SPAKU u krijua per ndonje drejtor apo gjykatës te tjerat jane enderra tonat dhe te tuat qe ulesh dhe shkarravit ne letër.

    1. Vranakonti says:

      Drejtesia! Pse,çke ti qe merakosesh per ato te verteta qe thot avokat Ngjela? Ato qe tha ai jane te verteta dhe topi nuk iluan. Drejtesia do vihet ne vend patjeter.

  4. Shume bukur Avokat !
    Analizat e tua jane ai Oxigjeni ,qe sduhet t’I mungoje nji shoqerie qytetare .
    Nji ze qytetare dhe i nevojshem ,qe
    me analizat e tij shume te vlefeshme ,i jep frym shpirtit shqiptare ne kte Pandemi te gjithaneshme qe ka pllakosur vendin tone.
    I Madhi Ngjela duket me analizat e tija brilante sekur i largon me doren e tij rete mbi qiellin shqiptare ,
    por edhe ate mjergull mbi toke duke orientuar qarte opinionin e cororditur shqiptare nga politikat e djallit Opozite
    siedhe mediet me ordinere te financuar nga Bandat Opozitare ,qe si qen kafshues ndjekin pas te verteten .
    Rr

  5. brukseli says:

    Prit gomare sa te dale bar ! Si su lodhe o Spartak tu prit ? Mendon ti se do behet hataja me denime e konfiskime , a nuk po e shef se sa denohen LLalla me shoke ? Shko o Spartak gjej nje gru se shkojte edhe ti tu prit Godone .

  6. Shume bukur Avokat !
    Analizat e tua jane ai Oxigjeni ,qe sduhet t’I mungoje nji shoqerie qytetare .
    Nji ze qytetare dhe i nevojshem ,qe
    me analizat e tij shume te vlefeshme ,i jep frym shpirtit shqiptare ne kte Pandemi te gjithaneshme qe ka pllakosur vendin tone.
    I Madhi Ngjela duket me analizat e tija brilante sekur i largon me doren e tij rete mbi qiellin shqiptare ,
    por edhe ate mjergull mbi toke duke orientuar qarte opinionin e cororditur shqiptare nga politikat e djallit Opozite
    siedhe mediet me ordinere te financuar nga Bandat Opozitare ,qe si qen kafshues ndjekin pas te verteten .
    Rrespekt ,rrofsh Avokate …

  7. Molla e dijes says:

    O avokat Ngjela! Po si mund të bëjë burri kështu si ti, si lavire politike, dikur djathtas e tani majtas?! Kaq shumë të paguan Rama, që ngele duke sharë vetëm opozitën? O i rrjedhur! Rama është kryebanditi më i korruptuar në Shqipëri.

    1. ca po thua says:

      Gomar! Ku kate djathte e te majte ne Shqiperi o psikopat!?
      Na thuaj vetem nje akuze per Ramen! Vetem 1!
      Idiot i lindur, Molla e krimbur …

  8. Brahim. Camaj says:

    Po mor molla e pa dijes po. Cdo gje i Ka dale Ngjeles me analize brilante edhe pse pak te ekzaxheruar por pyetja eshte kur paska qene djathtas dhe ne se dime? Mbase ne kohen e baba Berishesh ku i priste shpata sa majtas djathtas. Shikoj problemet me drejtesi e larpamesi dhe leri gjykimet partiake se asnjerit si hyn ne pune. He derman.

  9. Ali Pasha says:

    Ka shume kara por ku ka këmborë hahaha

  10. Pokeristi says:

    E majta sot ne Shqiperi eshte me e djathte se vete e veteshpallura e djathte.PD-ja asnje sekonde s’ka qene parti e djathte qyshe se qe ne momentet e para te krijimit te saj u vu ne krye nje ish komunist fanatik,ish sekretar militant i PS-se te atehershme.Per pasoje ne kete grupim usistemuan mjaft kuadro ish komuniste,me kile ish sigurimsa,u eleminuan te gjithe te djathtet e mirefillte,u futen rebele e bandite pafund qe s’kishin asnje formim demokratik,por dinin te çireshin dhe te ngrinin dy gishtat lart.PD-ja degradoji nga nje parti e djathte per te mos thene ne nje parti djathi kaçkavall me vrima i staneve te majta.
    Duhet thene e theksuar se Spartak Ngjela ka qene dhe mbetet i djathte i mirefillte..Ka levizur gjithmone brenda spektrit te djathte gjithmone me koshiencen intelektuale qytetare per t’i sherbyer te keqes me te vogel.
    Sot Spartaku eshte nje nga zerat optimiste realiste qe duhet respektuar dhe admiruar.

    1. I Riu komunisti says:

      Derdimen people! E djathta ne Shqiperi eshte inekzistente, sepse nuk ka shtrese historiko-politike te djathte (bejlero-agallareve ju shkerdhye raca me themel). Ato mbeturina te kolaboracionisteve jane krejt te diskretituar historikisht dhe politikisht. Ata te djathtet “moderniste” jane ca torrollake qe i rren mendja e asgje tjeter, qe dridhen e perdridhen si putanat e flasin kodra pas bregut. Baza e vetme e se djathtes sot jane halabakeria dhe idiotshmeria ne shoqerine shqiptare. Sa me halabak te jete personi ne Shqiperi, aq me “i djathte” eshte ai. Sa me idiot te jete personi ne Shqiperi, aq me “i djathte” eshte ai. Problemi ne fakt qendron se nuk ka te majte reale ne Shqiperi, por thjesht te majte figurative! Ne fund te fundit e djathta nuk ka c’i duhet Shqiperise, se kurre nuk ka patur me shume se 5% te peshes potenciale. Ajo mjafton te jete si relike e vjeter ne nje cep, mbi te cilen shurrosin te gjithe. Ceshtja eshte se Shqiperise domosdoshmerisht i duhet nje e majte REALE, e vetmja qe mund te beje ndryshime ne thelbin e shoqerise shqiptare, pasi kjo “e majta” e sotme eshte thjesht figurative dhe jo thelbesore! E MAJTA REALE (komunistet e rinj) duhet te jete opozita e vertete e se majtes figurative. Kur te ndodhe kjo, shoqeria shqiptare do futet ne normalitet …

  11. Alba.ny says:

    Ca gjera I thua mire Avokat, por fyelli yt ka vetem nje vrime.
    Ca te tjerave u a fut kot. Psh Adam ceshtjes se emigranteve. Qe sipas teje, ne nje fjali alla Avokatshe, as mish as prank, “qendronin si te ngrire ne shqetesimin e vet”??!! E c” dmth kjo?! Ne kemi pritur te thoshim fjalen tone, por si duket as Rama as Basha nuk kishin besim. te vota jone. Mbase dhe kjo ishte arsyeja qe Rama vuri si Minister te Diaspores nje eunuk politik si Pandeli Majko, qe duhej te ishte pjese dhe zë i fuqishem ne ate Komisionin e famshem the Reformes Zgjedhore.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Mesa duket nuk ja ke idene fare te ceshtjes. Atehere po te informoj se PeDe-ja ishte forca politike qe bllokoi reformen zgjedhore qe do u jepte mundesi emigranteve te votonin. E mesove tani!? Hajt …

  12. ilir says:

    Rri sa rri e nxjerr koken “punetori” me meditje i Rames.

  13. Liri says:

    PO NGA KORRUPSIONI RAMA,RUCI BALLA KUR DO DALIM O TAKU.SE DUKET SIKUR DO SHKOI SHUME ME GJATE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje