“Në filxhan më dolën 22 mandate”! Monika e “Kosheres” s’e pranon humbjen: I kërkoj falje mbretit

2 Maj 2021, 22:05Politika TEMA

Rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën nuk e kanë pritur mirë as figurat politike të LSI-së tek Kosherja.

Monika e Kosheres shprehet e zhgënjyer nga rezultati i dobët që ka marrë partia e saj megjithëse kishte bindjen se do të fitonte 22 mandate.  “As nuk e prisnim fare, na ra si rrufe në qiell të hapur.“, tha aktorja.

“Në filxhan më doli, kanatjeren ia çova asaj me nishanin, 22 mandate më thanë. Prisja 15 mandate në Tiranë, sepse është numër fati.“, vijoi më tej aktorja.

Por përtej kësaj ajo është e shqetësuar dhe për Titin, pasi siç thotë ajo e ka përjetuar shumë keq humbjen.

“I ka shkuar tensioni 22 mijë euro me pesë”, tha ajo. 

Nuk ka munguar as një mesazh për Presidentin e Republikës. 

“Mendoj t’i kërkojmë falje mbretit tonë Ilirit, ai është si baba teqeje, të sheh zoti. Ilir, më fal ti ke gjithmonë të drejtë dhe unë jam gjithmonë gabim.“, tha aktorja. 

1 komente në ““Në filxhan më dolën 22 mandate”! Monika e “Kosheres” s’e pranon humbjen: I kërkoj falje mbretit”

  1. ce says:

    Inshalla futet ne parlament trularaska , shalepiprra, sygerdoqja, veshllapushja me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja se diten e pare ne parlament ajo do dale me tabele ne dore bashke me Erisa hundpinoken ku shkruhet__ Rama dick___ besoj e mbani mend kur doli me Floida kerpacen surratalienen para 3 vjetesh me nje tabele si kjo duke shokuar 138 deputetet ne salle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje