Artan Fuga tallet me Bashën: I bënë magji, ku, çfarë, nuk shoh thoshte. Vetëm pasi hëngri bananen, pa se kishte organ seksual

3 Maj 2021, 10:06Politika TEMA

Artan Fuga, mbështetës i opozitës prej kohësh, tallet me Lulzim Bashën pse ankohet se iu vodhën zgjedhjet pasi ato mbaruan.

Shkruan Fuga:

“Magjia e daljes të votave nga kutia: Adami dhe Havaja!

Filozofikisht është e qartë prej shumë shekujsh. Mendja funksionon në mënyrë sa të çuditshme aq edhe qesharake shpeshherë.

Mjafton diçka të ndodhë dhe symbyllurve u shfaqen gjëra që edhe pse ua ke thënë, nuk i kanë parë kurrë me një verbëri të çuditshme. Prandaj njeriu që i duket vetja Zot, është i vockël fare.

Faaaaaaaap një magji dhe nis të shohësh gjëra që më parë edhe kur t’i kanë thënë nuk i shihje, thoshte: Ku? Cfarë? Nuk shoh!

Si Havaja me Ademin që pasi hangrën frytin, nuk di çfarë ishte mollë, banane, presh, domate, mister, panë se kishin organe seksuale!

U desh të dilnin fletët e votimit nga kutitë dhe të dilte rezultati i tyre që disa të shihnin se :

Ore po këta kanë bërë fushatë me mjetet e shtetit! Po pse ore nuk e shihje ti?

E parregullt sepse këta kanë punësuar dhjetra mijë vetë kohët e fundit!!! Po pse ore të gjithë e dinin vetëm ti nuk e dije!!!

Jojo nuk bëhen zgjedhjet kështu, fleta e votimit me numra jepte mundësi të manipulohej! Moooos! Pse tani e vure re ëëë!

Zgjedhje të padrejta! Këta u kanë bërë presion administratës, njerëzve! Vërtet, tani i vure re edhe patronazhistët, edhe presionet, edhe ata që pësojnë presione dhe persekutohen moreeeee! Tani pasi dolën rezultatet!!!

Po të ishte ndryshe formula e numurimit të votave nuk do ishte ky rezultat? Ouuuuuu! Tani e kuptoveeee hëëë? Më parë nuk e vije re kur të thoshin apo jo? Eshtë njësoj si të thuash poqese do të ishim duke luajtur volejboll golin që bëra me dorë do ta kishim fituar ndeshjen!!!

Ca zgjedhjesh!!! Emigrantët nuk votuan!!! Ashtu? Tani vure re që gjysma e shqiptarëve shtetas të republikës nuk kishin të drejtë voteeeeee, hë hë hë?

Tani pe që edhe pushtetet lokale, bashkitë, ishin në duart e qeverisë, më parë nuk i shihje hëhëhë!

Zgjedhje janë të manipuluara atje ku nuk kam fituar, atje ku kam fituar në rregull kanë qenë! Ashtu hëhë!

Aaaaaaa, jo kështu, me lekët e shtetit janë përdorur për të bërë fushatë! Tani e pe hëhë!!! Më parë kur të thoshin shihni more se ku venë paratë e buxhetit të shtetit se po krijohen vrima të zeza!!! Nuk i shihnit pooooo?

Më parë kur dëgjonim se fortuna po ngrihet, uragani po vjen, oqeani po mbufoset, qumështi po valon, birra po shpërthen kapakun, nuk i shihje këto hëhë?

Prandaj pra prandaj, ka njerëz që nuk shohin veçse kur i bien murit me kokë! Atëhere kuptojnë se kishte pasur një mur!”

4 komente në “Artan Fuga tallet me Bashën: I bënë magji, ku, çfarë, nuk shoh thoshte. Vetëm pasi hëngri bananen, pa se kishte organ seksual”

  1. arturo says:

    Prandaj ka rënë Shqipëria e mjerë në këtë derexhe , se ka psikologë vulgarë si Artan Fuga . Që i qifshin nënën dërrat e Jeruzalemit !

  2. qytetar says:

    Imgjinoni akademikun Fuga me nje fjalor te paster gjuhe rruge.

  3. shqip says:

    Ja një që i paska parë, por po priste të mbaronte punë në wc që të sqaronte si ka vepruar mekanizmi votë. Të gjithë janë në një mendim. Vetëm se ca i bien nga Vora , e ca të tjerë nga Ndroqi. Ku ishe deri dje o Fuga, kur administratën e komandonte Xhelat Më-i-ziu ? Po kur mësuesit e drejtorët e Lesh e lise nxirrnin fëmijët per miting? Ku ishit o batut’tjere kur enti i gjendjes civile jepte më shumë karta identiteti se sa kish votues ? Kur kuksianet e Mulit, si dhe skraparlinjte e Metës bënin nga tre, katër votime me ndalesa ? Ah se harrova drurin që u jepnin komisionereve , ata “trimat e Sali Lushajt e të Sali kafshës. Ua sa bukur , po bëj edhe unë një shkrim mbi leket qe blenë votat. Me një fjalë u hap thesi, dhe o burra fusni duart se ka për të gjithë. Ata personazhet që hengren karroten apo kungullin , shihe pak më mirë, se duket që ja ke ndryshuar pak emrat. Ah po, jemi në kohë agjërimi , kështu që i vëmë nga një çarçaf në kokë, dhe i bëjmë synet .

  4. Velo says:

    Ka edhe akademik llaxhore. Bën gjithë ditën si ato gratë e sokakut që mbajnë në gojë gjithë lagjen. I mbaroi punimet shkencore ky, tani merret me thashetheme. S’ka faj ky, çuni i ministrit të Enver Hoxhës, krushkut të Hasni Kapos. Me lugë në brez ka qenë gjithë jetën, pse mos të përrallës tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje