Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në studion e emisionit ‘Shock’ mbrëmjen e sotme lidhur me qëndrimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti sa i përket dialogut me Serbinë.
Për analistin Baton Haxhiu, Albin Kurti me zvarritjen që po i bën dialogut, duke vendosur kushte në një kohë që sipas tij është njeri që mund të vendosë kushte, tregon se ai nuk e do Kosovën dhe më shumë i bën dëm popullit të tij.
“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është marrëveshja e Uashingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog.
Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, tha Haxhiu.
Por sipas analistit Andi Bushati, politika e Albin Kurtit është thyerja e një tradite të gjatë ku politikanët e kanë përdorur dialogun jo për të mirë të Kosovës, por për të forcuar pozitat e tyre.
“Kjo traditë duhet thyer dhe fakti që kemi një qeveri që do të thyejnë traditën që nga 2008 të politikanëve që ulen në dialog për pozitat e tyre.
Duhet dikush që në tryezën e bisedimeve të thotë që Kosova duhet të trajtohet si palë, jo si fasadë”, u shpreh analisti Bushati.
Baton Haxhiu kurre nuk ka fole nje fjale te mire per Kurtin.
A ka njeri ne bote pa te mira ?
Kurtit i ka besu ma shume se gjysma e shtetit te vet. Po Batonit kush i beson ?
Batoni shpenzon me shume kohe ketu n’ Shqiperi, se ne Kosove nuk do me ja pa kush bojen.
Lereni Albin Kurtin vetem ne takimin e BE ne 14 Maj.
Edi Rama nuk duhet te shkoj.
Le ta shikoje sa i vlen lekura Albinit…, eshte frikacak.