Ervin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt

3 Maj 2021, 19:43Sport TEMA

Ervin Skela, ish-mesfushor dhe kapiten i kombëtares shqiptare, është emëruar trajner i ekipit U-17 të Eintracht Frankfurt.

Vlonjati do të ketë kështu detyrën e rëndësishme për të rritur të rinjtë e klubit gjerman.

Skela ka qenë lojtar i Eintracht në periudhën 2001-2004, në të cilën ka luajtur 92 ndeshje e ka shënuar 26 gola.

Ndërkohë, me fanelën kuqezi, ish-mesfushori ka zhvilluar 75 ndeshje e ka shënuar 13 gola përgjatë 11 viteve (2000-2011).

1 komente në “Ervin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt”

  1. joel shkodra says:

    Urimet me te perzemerta, o Ervin! Lart e me lart e na e ndero fisin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje