Mushkonjat e modifikuara, gati eksperimenti në SHBA për zhdukjen e ethes së verdhë

3 Maj 2021, 09:12Lifestyle TEMA

Mushkonja të modifikuara gjentikisht për të zhdukur “Eidis Eixhipti”, siç njihen mushkonjat që përhapin ethen e verdhë afrikane dhe malarian.

Ky është eksperimenti që pritet të vihet në zbatim nga kompania bioteknologjike Oxitec, të ardhurat e të cilat sigurohen nga fondacioni i Bill Gates.

Versioni i ndryshuar i insektit nuk pickon, madje lind vetëm pasardhës meshkuj.

Florida Keys në Shtetet e Bashkuara, është përcaktuar si vendi në të cilin do të zbatohet ky eksperiment.

Në shumë banesa, janë vendosur kuti me vezë të cilat në lagështi, lindin mushkojnjat e reja.

Megjithatë, banorët e këtij vendi kanë protestuar duke e cilësuar të pasigurt eksperimentin. 4.1 milionë dollarë janë shpenzuar pikërisht për këtë projekt, për të cilin investohet prej vitesh nga miliarderi amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje