Avokati i UÇK-së: Basha ndihmës i prokurorit që futi në burg Thaçin, Veselin, Krasniqin. Ja faktet

4 Maj 2021, 22:59Politika TEMA

Pas studimeve, Basha punoi si përkthyes në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë e më pas, në misionin e UNMIK të instaluar në Kosovë. Në këtë detyrë, ai shërbente si Këshilltar Ligjor.

“Zyrtarë ligjorë i bie që punon në dosje të caktuara dhe që e ke një udhëheqës për të cilin punon, në raste tepër të ndjeshme kanë qenë edhe përkthyes të krimeve të luftës, që kanë qenë shumica, për të mos thënë të gjithë shqiptarë nga Shqipëria. Që do të thotë kanë përkthyer në çështje të gjykimit të ushtarëve të UCK-së në akuza të ngritura në kohën e UNMIK” u shpreh avokati, Tomë Gashi

Mes shqiptarëve të dyshuar si të implikuar në hetimin e ish-ushtarëve të UÇK ishte edhe Lulzim Basha, dyshime që dolën në dritë në vitin 2010. Antropologu ligjor peruan Hoze Pablo Baraibar i cili ka punuar në skenat e luftës në ish-Jugosllavi, deklaroi se kishte hyrë në Shqipëri fshehtas me përkthyesin shqiptar Lulzim Basha.

“Ai ka qenë sidoqoftë me mua gjatë vizitës pranverës 2003 në Kukës. Ai punonte për UNMIK kur isha atje. Në 2002 ka qenë aty dhe në pranverën e 2003 erdhi me mua dhe dikë tjetër në Shqiëpri. Erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo është e vërteta”

“A ka qenë ai në periudhën kohore, zyrtar, apo ekspert i Gjykatës Hagës? PO. A ka punuar edhe me Lulzim Bashën? PO, këtë askush nuk e mohon. Deklarimet e tjera që i ndryshon besoj në bazë të kërkesave të perosnave të caktuar mund të thotë çfarë të dojë në tentimin e mbrojtjes së shokëve të vetë” u shpreh avokati Tomë Gashi

“Peruani e ka firmën si antropolog? E ka firmën atje. Ai thotë kam qenë me këtë atë. Ok, dakord spaskam qenë me Lulzimin por me një tjetër. Po ti Lulzim kishe dijeni që po bëhej kjo gjë? Nuk mund të jepje alarmin? Është vetëdija profesionale por është edhe ajo kombëtare, këtë kurrë nuk mund ta bënte një serb” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Disa dëshmi të reja kompromentuan edhe më tej rolin e Bashës. Ish komandanti i UÇK, Latif Gashi deklaroi se kur e arrestuan, i pranishëm ishte edhe kryedemokrati. Melaim Bellanica, akuzoi me emër dhe mbiemër Lulzim Bashën se ka zhdukur kasetën e pamjeve filmike të masakrës së Krushës ku u vranë 250 shqiptarë nga forcat serbe. Basha i mohon të gjitha. Madje, thotë se ka hetuar krimet e serbëve.

“Kam marrë pjesë në hetimet ndaj serbëve në Mitrovicë” u shpreh Lulzim Basha, Kryetar i PD-së

“Edhe në periudhën kohore që flet zoti Basha për rastet e gjykimeve të krimeve qoftë të supozuara, të shqiptarëve, të UCK qoftë për krime të dokumentuara të forcave serbe, ushtarëve policëve, paramilitarëve se ka qenë një gjykatë në Mitrovicë e quajtur “Gjykata Qarkut” Lulzim Basha ka qenë i involvuar dhe asgjë të keqe ska, aty dhe ka bërë detyrën e vetë” u shpreh avokati, Tomë Gashi

Pra, në Mitrovicë ku Basha vetë pranon se ka marrë pjesë në procese të ndryshme janë hetuar edhe shqiptarë siç tregon vetë avokati që ka ndjekur proceset nga afër.

3 komente në “Avokati i UÇK-së: Basha ndihmës i prokurorit që futi në burg Thaçin, Veselin, Krasniqin. Ja faktet”

  1. No problem says:

    Ne Kosove Lulzim Dick Marty dhe Sali Damir Fazllic jane shpallur qytetare nderi ne 3 qytete.

  2. Berisha dhe fara e mutit qe mbolli ne PD! says:

    Basha eshte historia me e erret e PD.
    Partai Demokratike,
    U lind nga shpresa
    U rrit nga dhuna,
    U shkaterrua nga bajraktarizmi i lidershipit!
    Varrosur me 25 Prill 2021,

  3. Perkthyes Dikur dhe Tani qe AKUZON Lul-Bashen per Tradheti says:

    Kame Punuar Perkthyes i THjeshte ne Shqiperi…kuptohet ne Bashkepunim me Noter..dhe ne Kohen e RRezikshme te Luftes me 1997-ten ne Shqiperi…Te Perkthyeset Hyjne shume NJerez dhe ka edhe “Dokumente te Klasifikuara” si SEKRET Profesjonal,por edhe per te Mbrojtur Privatesine e Personit….p.sh Dokumente qe vinin nga Greqia apo Italia…ASNJEHERE nuk i bera Teme-Bisedash ne kafene ,prandaj Gezoja edhe Respektin e shume NJerezve..akoma edhe sot..pse i thashe keto:Lulezim Basha..ishte Konsulent,apo edhe Perkthyes..kur merret me Perkthime,ka te beje me Deponime,apo edhe Hetime te karakterit SEKRET…por ne se ka qene Perkthyes i ndonje Hetuesi qe Hetonte ne Deme te INteresave KOmbetare, athere Lulezim Basha duhet te kishte Marre anen Kombetare,gje te cilen nuk e beri…
    @@Lulezim Basha erdhi ne Shqiperi Ilegal,dhe si “Inxhinjere” Rrugesh me Antropologun Peruan,dhe “Hetoi” ne Deme te INteresave te Shqipetareve…kuptohet se Lul-Hollandezi Eshte Paguar Mire,dhe ka marre anen e SERBEVE….
    NJe Perkthyes nuk eshte Budalla,akoma edhe Basha e di kete,prandaj i MOhon te gjitha….per mua eshte Thjeshte KRIMINE….une Personalishte nuk do ta beja….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje