“Humbësit fokusohen tek fituesit", Rama i përgjigjet Bashës: Ftesa për bashkëpunim është e hapur. Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë

4 Maj 2021, 12:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra më herët nga kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter, Rama përsërit se ftesa për bashkëpunim me PD është e hapur për triumfin e vendit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!

Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.

Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.

Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.

Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!

Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”- shkruan Rama. (TemA)

1 komente në ““Humbësit fokusohen tek fituesit”, Rama i përgjigjet Bashës: Ftesa për bashkëpunim është e hapur. Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”

  1. Populli says:

    Bravo….llogjike e ftohte….po nuk pranuan? Ne te semes vafshin….Rama Ik perpara!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje