Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar të dëmshme nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Breaking”, Nishani u shpreh se është një iniciativat që do të dështojë dhe mbi të gjithë do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në prani të ndërkombëtarëve në goditjen e institucioneve dhe jo të personave.
“Është një iniciativë jo serioze që dëmton dhe krijon imazhin e një Parlamenti që nuk reflekton seriozitetin institucional dhe kushtetues më të lartë dhe të përgjegjshëm që është legjislativi në një republikë parlamentare.
Dëmton imazhin e institucioneve, presidentit dhe Parlamentit. Parlamenti nuk është Edi Rama, as Ilir Meta nuk është Presidenca, e kjo dëmton imazhin. E kjo nuk ka thelb e përmbajtje ky peticion dhe nuk do të ketë vlerë politike”, deklaroi Nishani.
Ish-presidenti gjykon se Meta nuk ka kryer ndonjë shkelje të rëndë kushtetuese, ndërsa ka pranuar se nuk e ka pëlqyer që ai ka dalë të bëjë fushatë në këto zgjedhje.
“Presidenti shkarkohet kur ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Këtë do ta vendosë Gjykata Kushtetuese, prandaj është qëndrim politik e emocional politik ajo sjellje e deputetëve, fakti i shkeljes së Kushtetutës do të vendoset nga Gjykata.
Unë nuk mendoj se do të bëhet. As mua nuk do të më pëlqente që një president të dilte dhe të bënte gara politike, por nuk jemi në një shkelje të rëndë. Pra iniciativa është mazhorancës është kryekëput politike dhe dëmton imazhin e institucioneve”, tha Nishani në Breaking.
O Nisho, ka bërë thirrje për luftë o gomar. Nuk të duket e rëndë kjo ? Po le që ju keni një prerje . Vetëm se ti thua :”bjerini”, pasi vetë të kanë rënë , e ti s’i bie dot. Ndërsa Çepani çobani thotë “do ti bie”, po mbajeni pak sa ti bie . Pastaj tjetra, çfare diskretituar thua o gjytrym. E kupton që bota komunikon vetëm me qeverinë në këtë moment. Metës i kanë bëre bllok . Ik o trapi, bjeri vetes mbrapa se ke akoma për të jetuar .
Larigi i Mutit nga Presidenca eshte nji domosdoshmeri per te vendosur nji Standart
te munguar ne kte Shtet .
Ate te pandeshkuesmerise se maskarenjeve e krimineleve ne Politike si meta -berisha -basha etj.
Ky maskare duhet te shkarkohet me cdo menyre jo per Pushtetin por per Shtetin
ne rrspekt te Shtetit Shqiptare ,
qe rraca e mutin nuk e njeh !
Mund të ketë 100 shkelje por mendoj se më shumë ka fjalë se vepra.Pushteti nuk mundi të heqë një kryetare bashkie në Shkodër jo më të heqë presidentin.Ai mund të shkaroket por nuk do ikë për të treguar trimiërinë.Shteti që është shtet vepron dhe po ka shkelje të ligjit dërgon policinë e areston dhe gjykohet.Mungesa e një drejtësie të aftë e ka sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.Nga këta politikanët miliarderë ska askush frikë nga drejtësia kemi 30 vjet që e shohim.Prokuroria ka thirur Berishën dhe ai ska shkuar,po kështë Metën Bashën e shumë të tjerë…