“Kurrë s’do i harrojmë sakrificat tuaja”! Ambasadorja Kim: Nuk është rastësi që “Defender Europe 21” po bëhet në Shqipëri, e njohim trimërinë tuaj

4 Maj 2021, 10:19Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.

“Çfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Ditë historike, ju falënderoj që më ftuat të flas. Dua të përgëzoj FA, ministrin, për organizimin.

Dua të them se ushtarët dhe marinarët tanë duken të jashtëzakonshëm. Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralit Walters në Shqipëri, është një rast i rrallë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”.

Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Po të shohësh aktivitetet, vihet re se Shqipëria është pjesëmarrëse më shumë se çdo vend në rajon. Mendoni se është rastësore, por nuk është.

Roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë ndihmuar rreth e qark globit. Kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja.

Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’iu quajmë aleatët tanë.

 

Shqipëria është edhe një vend strategjik, ofron një bazë të rëndësishëm për t’iu përgjigjur emergjencave shpejt. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi.

Keni qenë të zëshëm, nuk keni hezituar kurrë të dërgoni trupat tuaja, apo të prisni aleatët në vendin tuaj. Jem kaq mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajon tuaj.

Kjo stërvitje në Shqipëri është historike. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot, nesër e gjithmonë”, ka deklaruar ambasadorja Kim.

 

6 komente në ““Kurrë s’do i harrojmë sakrificat tuaja”! Ambasadorja Kim: Nuk është rastësi që “Defender Europe 21” po bëhet në Shqipëri, e njohim trimërinë tuaj”

  1. dulla says:

    ?? GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA ??

  2. Koli says:

    Amerika mbi te gjitha.Pa Ameriken jemi te Mbaruar.Rrofte kjo miqesi e bejuar nga zoti.Po Meten pse e bxorret,ai dihet i kujt eshte,shume here le te kuptohet qe eshte si Gruevski,pra ne sherbim te Ruseve.Pastrojeni klasen politike Shqiptare,no more shans per Salat dhe Liket.Funderrimat nuk duhet te kene vend ne 2021.

  3. Gysi says:

    Ndihmoni Shqiperine te shkuli me rrenje agjenturen sllave te kryesuar nga Sali Berisha

  4. Gysi says:

    Ndihmoni Shqiperine te shkuli kriminelat dhe spinet e Rusise Berisha-Meta

  5. american16al says:

    God bless USA and Albania..!!?????

  6. Kujtim says:

    Ishim dikur trima ne kohen e perandorise Osmane. Kur gjeneralet shqiptare dridhnin boten. Por jo sot. Sot BE na ka kthyer ne refugjate te dores se dyte. Dhe shiptaret jane kthyer ne nje popull frikacak. Dje e benin ne breke nga duhanshitesi Enver Hoxha sot e bejne ne breke kryeminstri nudist qe del pa breke plazheve bashke me grate e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje