“Basha po i vë çelësin PD"! Ristani për Kadillin si kryetar: Alamet burri, por do dalin edhe të tjerë

4 Maj 2021, 08:37Politika TEMA

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është një nga emrat që ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, por kryedemokrati u shpreh sonte se zgjedhjet e 25 Prillit nuk i njeh. Ish-deputeti Ristani i ftuar në “Log.” ngriti pyetjen, 4 palë zgjedhje të humbura, prapë do të bëjmë eksperimente ne? Sipas tij, PD duhet ribërë në mënyrë që të bëhet konkurruese dhe të fitojë zgjedhjet.

“Basha tha që beteja do të vazhdojë? Më vjen mirë që ka rregulluar diçka, sepse ishte fraza beteja tani fillon, që do të vazhdojë jam dakord, sepse opozita këtë punë ka, është në betejë deri kur të marrë pushtetin. Por beteja nuk fillon tani, pasi fyen 8 vitet në opozitë të demokratëve. Shumë mirë që e ka rregulluar. Beteja vazhdon.

Sa i përket mos njohjes së zgjedhje, nëse do ta bëjë, unë mendoj se do ta bëjë për qëllime personale, që nuk kanë të bëjnë më me PD-në. Gabimi me daljen nga parlamenti dhe mos marrjen në zgjedhje i kanë kushtuar shumë PD-së. Kanë qenë vendimmarrje të gabuara. Kam përgjegjësi edhe unë, pasi edhe unë kam djegur mandatin.

Unë nuk besoj se PD-së i sjell gjë të mirë mos njohja e zgjedhjeve. Nëse do të shoqërohet me mos hyrjen pastaj në parlament dhe do të vazhdojë i njëjti kalvar, derisa ti vënë çelësin Partisë Demokratike. Nëse edhe do i njohin edhe do hyjnë në parlament do të jetë qëndrim moral dhe politik shumë i gabuar” tha ai.

Grupi brenda PD-së me Nishanin, Ristanin por edhe Imamin e të tjerë kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, por a ka ky segment aktualisht një kandidat potencial për të marrë drejtimin e së djathtës shqiptare?

Burri do të dalë në proces. Ai (Fatbardh Kadilli) që ka dalë është burrë dhe alamet burri, si ai do të dalin edhe të tjerë. Por nuk jemi në proces, ajo që po kërkohet është që të hapet rruga një herë” tha Ristani.

2 komente në ““Basha po i vë çelësin PD”! Ristani për Kadillin si kryetar: Alamet burri, por do dalin edhe të tjerë”

  1. Votuesi i 25 Prillit says:

    Saliu nuk hap rruge!

  2. xhoxhi says:

    Problemi shtrohet shumë gabim.Basha nuk duhet hequr se humbi zgjedhjet katër herë por duhet hequr se nuk është për atë punë,është për çoban lopësh.Shajnë e shajnë Ramën dhe thëresin të heqin Bashën.Me Ramën skanë asnjë punë sepse ai i fitoi zgjedhjet.Puna është të dalin njerëz më të mirë e të ditur që të bëjnë gjëra më të mira se Rama.Kjo është e vështira.Kur këta nuk ofrojnë asgjë pse duhet të vijnë në pushtet?Tërë fushatën e bënë thjesht për të ikur Rama se ka 8 vjet në pushtet dhe nuk na treguan se çfarë do bëjnë?Edhe ato premtime që bënë nuk i besonte njeri dhe kështu edhe në 2025 kjo parti nuk do fitojë.Zzgjedhjet mbaruan ata thonë nuk i njohim ato.Pra nuk do futen në parlament dhe do futen të tjere.Amerika dhe BE i njohëm megjithse kishte edhe probleme,por problemet më të shumta i krijuan opozita me Metën në krye..Nga mania për të erdhur në pushtet me çdo kusht kjo parti është e mbaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje