Nisma e PS për shkarkimin e Metës, Ristani: Rama nuk do që njerëzit të merren me zhvillimet e brendshme të PD e Bashën!

3 Maj 2021, 21:53Politika TEMA

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është shprehur se qeveria ka vendosur që të kërkojnë shkarkimin e Presidentit në këtë periudhë pasi kërkon të zhvendosë vëmendjen nga situata në PD dhe zgjedhjet e 25 Prillit.

Ristani thotë se akuzat e Presidentit nuk janë shkelje të kushtetutës, por shkelje etike

“Edi Rama nuk do që njerëzit të merren me zhvillimet e brendshme të PD dhe Lulzim Bashën.

Mbyll diskutimet edhe për zgjedhjet. Në rast se e realizon merr dhe të fundit institucion që nuk e zotëron Rama për të vazhduar deri në fund vendosjen e autokracisë.

Në thelb për mua do ta gjykojë gjykata Kushtetuese nëse deklarimet e presidentit të republikës hyjnë te shkeljet e rënda apo nuk hyjnë.

Nëse bëhet fjalë që Presidenti ka akuzuar Ambasadoren Amerikane nuk është shkelje e Kushtetutës, por është shkelje etike.”, u shpreh Ristani.

1 komente në “Nisma e PS për shkarkimin e Metës, Ristani: Rama nuk do që njerëzit të merren me zhvillimet e brendshme të PD e Bashën!”

  1. pjeter says:

    Po thirrja per lufte,ku hyn o Ristan? Kujtesa juridike si te vjen o Ristan? Para apo pas dopios?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje