Nga studio e lajmeve të MCN TV, analisti Mustafa Nano foli edhe për shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.
Nano u shpreh se Basha nuk ka konkurrentë Brenda dhe se në këtë parti siç u shpreh ai janë të gjithë berishianë.
“Kam përshtypjen që në gjendjen që është sot PD, Basha është pa konkurrentë. Aty është tharë mjedisi. Kur vjen puna tek idetë ata janë të gjithë berishianë, nuk kanë ide.
Nuk kam dëgjuar diçka ndryshe nga Shehaj apo nga Kadilli. Në PD duhet instaluar garën brenda partive. Më të mirë se Basha në PD nuk ka edhe pse unë skam pikë respekti për të”, tha Nano.
Ky Luli per zotin a gej.
Nano me gjithe respektin qe kam per ju,ne kete rast gabohesh rend dhe sta beson njeri.Jo se jane te gjithe Berishian,por kane frike Berishen dhe s’ja u mban “mendera”.
Agron shehaj!? Shume i mire per PD…
Kur ne nje parti nuk ka gare,nuk ka ambicje nuk mund te kete fitore.Atje te gjithe vegjetojne (si uje kenete ) dhe presin c’far do te thote Berisha. Kjo menyre te vepruari,apatike,nuk te sjell ne pushtet.Ajo mund te te jape rrogen e deputetit,privilegjet e tij por,asnjehere nuk te bene te pare. Basha u be i pare ne Bashkin e Tiranes por,rezultati tij per kater vjet ishte zero,pa asnje gjurme. Populli nuk do te perseriten deshtimet e Tij edhe ne drejtimin e vendit.