Ish anëtari i KK të PD, ironi me Bashën: E tha prapë, “lufta sapo ka filluar”! Ky është fenomenal, s'më zhgënjen kurrë

3 Maj 2021, 19:34Politika TEMA

Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu është përgjigjur për herë të parë, shkurt dhe qartë të gjithë kritikëve dhe kërkesës së tyre për dorëheqje.

“Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, tha Basha, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka plan të largohet nga drejtimi i PD-së.

Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e ish anëtarit të Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Kulluri ka ironizuar deklaratën e Bashës, duke thëse se nuk e ka zhgënjyer asnjëherë.

E tha prape, “lufta sapo ka filluar”! Ky eshte fenomenal… Nuk zhgenjen kurre”, shkruan Kulluri.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, deklarata e Bashës para selisë së PD se lufta sapo ka filluar ka shkaktuar të qeshura  pafundnë emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku mes të ftuarve ishte edhe Edvin Kulluri.

Analistët e kanë cilësuar këtë deklaratë si të denjë për një komedi.

1 komente në “Ish anëtari i KK të PD, ironi me Bashën: E tha prapë, “lufta sapo ka filluar”! Ky është fenomenal, s’më zhgënjen kurrë”

  1. real says:

    Basha ka shume mundesi eshte agjent i Usa. Ka pas mision shkaterrimin e opozites . Dhe mbajtjen ne pushtet te Rames qe te ecin perpara planet e amerikaneve. E pabesueshme duket…por faktet kete tregojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje