Gazetari Mero Baze ka reaguar pas postimit të presidentit Ilir Meta i cili fliste për Ditën e Lirisë së Shtypit dhe radhiste disa problematika që sipas tij po dëmtojnë median.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Baze shkruan se i vetmi urim që presin gazetarët nga Meta është të mos jetë më president.
“I vetmi urim që presin gazetarët nga Ilir Meta, në Ditën e Lirisë së Shtypit, është që të mos jetë më president dhe gazetarët të shpëtojnë nga një linçues gazetarësh. Kështu do shpëtoj dhe zëdhënësi i tij, pa e kërcënuar njeri siç kërcënon ai gazetarët në emër të një të çmenduri”, nënvizon Baze.
Të lumtë Mero Baze.
Kurajoz. Autoritar. Njeri me karakter. Gazetar i vërtetë.
Të lumtë.
??????
HASTA LA VISTA, presidentoooo!!
Do të na mungoj humori yt .
I vetmi argëtim pas ngujimit të Lulushit , ishe ti .
Kur të jem pa humor , do të rishoh në yue -tub videon tek Qim Qepa :
DONKISHOTI DHE SANÇO PANÇOTTTTT!!
kjo eshte the best!!! ?